Bojë akrilike e cilësisë së lartë për përdorim të jashtëm. ISOMAT ACRYL karakterizohet për rezistencën e lartë ndaj ujit, mbulimin e përkryer të sipërfaqes dhe jetëgjatësinë ndaj kushteve të vështira të motit dhe vjetërsimit. Është e depërtueshme nga avulli duke lejuar ndërtesën të marr frymë. Ofron ngjitje të fortë në cdo lloj nënshtrese, të vjetër ose të re si suva,betoni, dru etj. Ka punueshmëri të shkëlqyer dhe thahet shpejt. Ka certifikatë si bojë e ftohtë. Krijon një sipërfaqe përfundimtare me një rezultat të përkryer mat. ISOMAT ACRYL përdoret në ambiente të jashtme ose të brendshme, në sipërfaqe të reja ose të vjetra, mbi sipërfaqe betoni, suva, tulla, pllaka gipsi, cimento asbesti, dru etj.
Nënshtresa
Nënshtresa duhet të jetë e thatë, pa vaj, materiale të lira, pluhur, etj.
- Plasaritjet ose bashkimet mund të mbushen me mastikën akrilike ISOMASTIC-A
- Difektet në beton duhet të riparohen me llacin e modifikuar me polimer DUROCRET dhe në beton i ekspozuar me stukon e modifikuar me polimer PLANFIX ose PLANFIX-FINE.
- Rregullimet e suvasë në mure mund të bëhen me llacet e parapërzier UNICRET dhe UNICRET-FAST.
Vazhdohet duke astaruar me astar akrilik prej silikoni me bazë uji dhe të mikronizuar PRIMER ACRLIC, të holluar deri 50% me ujë të pastër ose me astarin akrilik me tretës PRIMER ACRYL-S të holluar deri 100% me SM-18 ose me WHITE SPIRIT. Këto astare janë gjithashtu idealë për stabilizimin e sipërfaqes kur nënshtresa nuk është në gjendje të mirë ose është e thërrmueshme.
Zbatimi
Para pvrdorimit, materiali përzihet lehtë dhe aplikohet sic është ose i holluar 5-10% me ujë të pastër. Dy shtresat e ISOMAT ACRYL aplikohen duke përdorur ryl, furcë ose pistoletë airless. Shtresa e dytë aplikohet mbasi është tharë komplet shtresa e parë.