ISOMAT AK-10 është një kolë për pllaka me bazë cimentoje, kundër rrëshqitjes, për dysheme dhe mure. Ofron forcë fillestare dhe përfundimtare të lartë ngjitëse dhe rezistencë ndaj lagështisë. Klasifikohet si ngjitës i llojit C1 T sipas standardit EN 12004. ISOMAT AK-10 përshtatet për ngjitjen e pllakave qeramike në mure ose dysheme mbi sipërfaqe prej betoni, mur tulle, suva etj., në ambiente të brendshme dhe të jashtme.
Nënshtresa
Sipërfaqja që do të mbulohet duhet të jetë e pastvr, pa pluhur, graso, bojë, materiale të lira etj. Rekomandohet njomja e sipërfaqes përpara përdorimit.
Përdorimi
ISOMAT AK-10 hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një masë uniforme në trajtë brumi. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzierja duhet të lihet rreth 5 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë. Kola e pllakave duhet të shpërndahet mbi sipërfaqe duke përdorur një mallë të dhembëzuar (krehër) me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Pllakat duhet të fiksohen duke u ngjeshur në pozicionin e dëshiruar. Përzierja e përdorur duhet të mbulohet me pllaka brenda 20 minutash me qëllim që të evitohet brenda 20 minutash me qëllim që të evitohet formimi i “cipës”, d.m.th. përpara se shtresa e ngjitëses të fillojë të mpikset.
Për veshjen me pllaka të sipërfaqeve të paqëndrueshme si pasojë e dridhjeve ose ndikimeve të tkurrjes-bymimit, si p.sh. pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit, dyshemetë me ngrohje nga poshtë, tarracat, ballkonet etj., është e nevojshme që kola e pllakave të elastifikohet nëpërmjet shtimit deri në 3,35 kg ADIFLEX-B në 25 kg ISOMAT AK-10, plus një sasi uji në varësi të puneshmërisë së dëshiruar.