ISOMAT AK-22 është një ngjitës për pllakat e cilësisë së lartë, me bazë cimentoje dhe e modifikuar me polimere. Ajo ofron një forcë ngjitëse fillestare dhe përfundimtare të lartë, si dhe rezistencë ndaj lagështirës dhe elasticitetit. Ajo klasifikohet si absolutisht pa rrëshqitje dhe ka kohë të mëdha për mbajtjen hapur. Ajo klasifikohet si kolë e llojit C2 TE S1 sipas standardit EN 12004.
ISOMAT AK-22 është e përshtatshme për ngjitjen e pllakave me thithshmëri ose pa thithshmëri, gurit natyral, tullave dekorative, pllakave të mëdha, pllave mozaik prej xhami etj. në mure ose dysheme, mbi sipërfaqe të ndryshme, dhe në vecanti aty ku kërkohet forcë ngjitëse e madhe, elasticitet dhe rezistencë e lartë ndaj lagështirës. E përshtatshme për përdorim në mjedise të brendshme ose të jashtme.
Nënshtresa
Sipërfaqja që do të mbulohet duhet të jetë e pastër, pa pluhur, graso, bojë, materiale të lira etj. Rekomandohet njomja e sipërfaqes përpara përdorimit.
Përdorimi
ISOMAT AK-22 hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një masë uniforme në trajtë brumi. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzierja duhet të lihet rreth 5 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë. Kola e pllakave duhet të shpërndahet mbi sipërfaqe duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar, me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Përzierja e përdorur duhet të mbulohet me pllaka brenda 30 minutash me qëllim që të evitohet formimi i “cipës”, d.m.th. përpara se shtresa e ngjitjes të fillojë të mpikset.