ISOMAT AK-25 është një ngjitës pllakash i cilësisë së lartë, ultrafleksibël. Ka bazë cimentoje dhe është përforcuar me polimere (rrëshira). Ofron forcë ngjitëse të lartë dhe rezistencë ndaj lagështisë. Klasifikohet si absolutisht pa rrëshqitje dhe ka kohë të gjatë për mbajtjen e hapur. Klasifikohet si ngjitës i llojit C@ TE S2 sipas standardit EN 12004. ISOMAT AK-25 është i përshtatshëm për vendosjen e pllakave me thithshmëri dhe pa thithshmëri, gurëve natyral, tullave zbukuruese, pllakave të mëdha në mure ose dysheme. Vecanërisht i përshtatshëm kur kërkohet fleksibilitet i lartë, ngjitje dhe rezistencë ndaj lagështisë, në zona të ekspozuara ndaj tkurrjeve-bymimit apo dridhjeve të mëdha, si p.sh. soletat, ballkonet, dyshemetë me ngrohje të poshtme, sipërfaqet metalike, dyshemetë prej druri, shtresat me pllaka të vjetra etj. Përshtatet për ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Përgatitja e nënshtresës

Sipërfaqja që do të mbulohet duhet të jetë e pastër, pa pluhur, graso, bojë, materiale të lira etj. Rekomandohet njomja e sipërfaqes përpara përdorimit.

Përdorimi

ISOMAT AK-25 hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një masë uniforme në trajtë brumi. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzierja duhet të lihet rreth 5 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë. Ngjitësi i pllakave duhet të shpërndahet mbi sipërfaqe duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar, me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Pllakat duhet të fiksohen duke u ngjeshur në pozicionin e dëshiruar. Përzierja e përdorur duhet të mbulohet me pllaka brenda 30 minutash me qëllim që të evitohet formimi i cipës, d.m.th. përpara se shtresa e ngjitëses të fillojë të mpikset.

  • ISOMAT AK-25 përmban cimento dhe reagon si alkaline me ujë, kështu që klasifikohet si irritues.
  • Sipërfaqet shumë poroze, si p.sh. betoni i lehtë, pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit etj. duhet të lyhen fillimishit me astarin akrilik UNI-PRIMER.
null

Sipërfaqe: Mur

null

Aplikimi: Me mistri