ISOMAT AK-9 është një ngjitës për pllaka me bazë cimentoje. Ajo ofron një forcë ngjitëse fillestare dhe përfundimtare të lartë, si dhe rezistencë ndaj lagështirës. Ajo klasifikohet si ngjitës i llojit C1 sipas standardit EN 12004. ISOMAT AK-9 përshtatet për ngjitjen e pllakave qeramike në mure ose dysheme mbi sipërfaqe prej betoni, mur tulle etj., në ambiente të brendshme ose të jashtme.

Nënshtresa

Sipërfaqja që do të mbulohet duhet të jetë e pastër, pa pluhur, graso, bojë, materiale të lira etj. Rekomandohet njomja e sipërfaqes përpara përdorimit.

Përdorimi

ISOMAT AK-9 hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një masë uniforme në trajtë brumi. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzierja duhet të lihet rreth 5 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë. Kola e pllakave duhet të shpërndahet mbi sipërfaqe duke përdorur një mallë të dhembëzuar (krehër), me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Pllakat duhet të fiksohen duke u ngjeshur në pozicionin e dëshiruar. Përzierjae përdorur duhet të mbulohet me pllaka brenda 20 minutash me qëllim që të evitohet formimi i “cipës”, d.m.th. përpara se shtresa e ngjitëses të fillojë të mpikset. 

Për veshjen me pllaka të sipvrfaqeve të paqëndrueshme si pasojë e dridhjeve ose  ndikimeve të tkurrjes-bymimit, si p.sh. pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit, dyshemetë me ngrohje nga poshtë, tarracat, ballkonet etj. është e nevojshme që kola e pllakave të elastifikohet nëpërmjet shtimit të deri në 3,15 kg ADIFLEX-B në 25 kg ISOMAT AK-9, plus një sasi uji në varësi të punueshmërisë së dëshiruar.

  • ISOMAT AK-9 përmban cimento dhe reagon si alkaline me ujin, kështu që klasifikohet si irritues.
  • Sipërfaqet shumë poroze, si p.sh. betoni i lehtë, pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit etj. duhet të lyhen fillimisht me astarin akrilik UNI-PRIMER
null

Sipërfaqe: Beton, suva

null

Aplikimi: Me mistri me dhëmbëza