ISOMAT AK-BLOCK është një ngjitës i cilësisë të lartë me bazë cimentoje, i modifikuar me polimer për elemente betoni të lehtë. Ofron një forcë ngjitëse fillestare dhe përfundimtare të lartë, si dhe rezistencë ndaj lagështirës. Ka kohë të mëdha të mbajtjes hapur për përdorim. Certifikuar sipas EN 998-2 dhe klasifikuar si llac murature me shtresë të hollë të projektuar për përdorim të jashtëm, në elementë të cilat i nënshtrohen kërkesave strukturore. Nr. i Certifikatës: 0906-CPR-02412008. e shënjaur si CE.
Elementet e betonit të lehtë duhet të jenë të pastra pa pluhur. ISOMAT AK-BLOCK hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një masë uniforme në trajtë brumi. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzierja duhet të lihet rreth 10 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë. Ngjitësi i elementeve prej betoni të lehtë duhet të shpërndahet mbi sipërfaqe duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar, me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Elementet prej betoni të lehtë ngjiten duke i ngjeshur në pozicionin e dëshiruar.
- ISOMAT AK-BLOCK përmban cimento, e cila vepron si alkaline me ujin dhe klasifikohet si irritues.
- ISOMAT AK-BLOCK përdoret për ngjitjen e elementëve të betonit të lehtë