ISOMAT AK-ELASTIC është një ngjitës elastik me 2 pvrbërës për pllakat. Përbëhet nga një llac pluhur me bazë cimentoje (përbërësi A) dhe një emulsion rrëshire (përbërësi B). Ofron një forcë ngjitëse fillestare dhe përfundimtare të lartë, elasticitet të shkëlqyer, si dhe rezistencë ndaj lagështirës. Ka kohë të mëdha të mbajtjes hapur për përdorim. Klasifikohet si ngjitës i llojit C2 E S2 sipas standardit En 12004.
ISOMAT AK-ELASTIC është i përshtatshëm për ngjitjen e pllakave qeramike ose të gurëve natyralë mbi mure ose dysheme qëdridhen, si pllakat e gipsit, pllakat e sdrukthit, dyshemetë me ngrohje nga poshtë, tarracat, ballkonet, pishinat etj. Është gjithshtu i përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të mëdha, si dhe për shtrimin e pllakave të reja mbi shtresat e pllakave të vjetra. Përshtatet për mjedise të brendshme ose të jashtme. I përdorur në kombinim me llacin lyerës hidroizolues me 2 përbërës AQUAMAT-FLEX dhe AQUAMAT-ELASTIC, ofron një sistem perfekt për izolim dhe ngjitje.
Nënshtresa
Sipërfaqja që do të mbulohet duhet të jetë e pastër, pa pluhur, graso, bojë, materiale të lira etj. Rekomandohet njomja e sipërfaqes përpara përdorimit.
Përdorimi
Përmbajtja e një thesi 25 kg (përbërësi A) hidhet në 10 kg lëng (përbërësi B) duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një material homogjen në trajtë brumi. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzierja duhet të lihet rreth 10 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë. Ngjitësi i pllakave duhet të shpërndahet dhe të “krihet” mbi sipërfaqe duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar , me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Pas kësaj, pllakat duhet të fiksohen duke i ngjeshur në pozicionin e dëshiruar. Përzierja e shpërndarë duhet të mbulohet me pllaka brenda 30 minutash me qëllim që të evitohet formimi i “cipës”, d.m.th. përpara se shtresa e ngjitëses të fillojë të mpikset.