ISOMAT AK-EPOXY NORMAL është një ngjitës epoksid me 2 përbërës dhe pa tretës. Ka një rezistencë të lartë në shtypje, në përkulje dhe në prerje të lidhjes së ngjitësit. Është rezistent ndaj disa acideve, bazave, agjentëve gërryes për betonin, agjentëve pastrues, ujit të detit dhe ujit të kripur. Është i lehtë për t’u përdorur për shkak të raportit të thjeshtë të përzierjes së dy përbërësve (A:B= 1:1 sipas vëllimit). Klasifikohet si R2T sipas EN 12004. ISOMAT AK-EPOXY NORMAL është i përshtatshëm për ngjitjen e mermerëve, graniteve dhe shumicën e materialeve të ndërtimit mbi shtresa të ndryshme (betoni, dru, metal etj.), mbi mure ose dysheme. Është ideal për përdorimet ku kërkohet aftësi e lartë ngjitëse. Përshtatet për përdorim në mjedise të brendshme ose të jashtme.
Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë e thatë, e pastër, e qëndrueshme, pak e ashpër dhe pa materiale që pengojnë ngjitjen, si p.sh. pluhuri, grimcat e lira, mbetjet e vajit etj.
Përzierja e përbërësve
Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të ndara, me raport të paracaktuar të përzierjes. Secila sasi, sipas vëllimit, nga përbërësi A dhe përbërësi B hidhen në një enë të pastër dhe përzihen për rreth 5 minuta duke përdorur një vegël pune të përshtatshme (p.sh. mistri e vogël), derisa të krijohet një stuko uniforme në trajtë brumi.
Përdorimi
Rekomandohet që përpara përdorimit sipërfaqja e mermerit ose e granitit të ashpërsohet duke përdorur një vegël me disk gërryes. ISOMAT AK-EPOXY NORMAL aplikohet me mistri mbi sipërfaqen e ashpërsuar dhe pastaj mermeri ose graniti ngjiten duke i ngjeshur në pozicionin e dëshiruar.