ISOMAT AK-FIRE është një llac zjarrdurues i cilësisë së lartë për tulla zjarrduruese. Përbëhet nga cimento alumini me materiale inerte kuarci me madhësi grimcash të përzgjedhur me kujdes. Ka rezistencë të jashtëzakonshme në temperatura të larta, punueshmëri të shkëlqyer, rezistencë ndaj lagështisë dhe forcë të lartë ngjitëse fillestare dhe përfundimtare. Certifikuar sipas EN 998-2 dhe klasifikuar si llac murature i projektuar për qëllime të përgjithshme, për përdorim të jashtëm, në elementë që i nënshtrohen kërkesave të caktuara strukturore. Nr. i Certifikatvs: 0906-CPR-02412008. e shënjuar si CE. I përshtatshëm për shtrimin dhe ngjitjen e të gjitha llojeve të tullave zjarrduruese në ndërtime ku zhvillohen temperatura të larta (oxhak për ngrohje, furra me fru, soba, barbekju, etj). Është ideal për riparimin e bashkimeve të tullave zjarrduruese me llac të dëmtuar. I përshtatshëm për përdorim në mjedise të brendshme ose të jashtme.
Nënshtresa
Tullat zjarrduruese duhet të jenë të pastra, pa pluhur, baltë, grimca të lira etj. Përpara përdorimit, tullat zjarrduruese duhet të njomen plotësisht.
Përdorimi
ISOMAT AK-FIRE hidhet në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një përzierje me punueshmërinë e dëshiruar. Produkti hapet me dorë duke përdorur një mistri. Për formimin e fugave rekomandohet të përdoren udhëzuesit plastikë ose metalikë për fuga. Në rast se ISOMAT AK-FIRE përdoret për stukim, fugat mbushen me materiale nëpërmjet mistrisë dhe pastaj sheshohet duke përdorur një spatul shumë të hollë ose një thikë të vecantë. Në të njëjtën kohë, puna finale bëhet duke përdorur një sfungjer pak të lagur. Në ambiente të jashtme ose në temperatura të larta, rekomandohet njomja e përsëritur e sfungjerit për të evituar tharjen e shpejtë të ngjitëses.