ISOMAT AK-LIGHT eshte nje ngjites pllakash me baze cimentoje i cilesise se larte, shume i lehte dhe i modifikuar me polimer. Per shkak te peshes se lehte, ngjitja e pllakave eshte shume e thjeshte dhe sasia e nevojshme eshte me e vogel sesa nje ngjites me materiale inerte te zakonshme. Ofron nje force ngjitese fillestare dhe perfundimtare te larte, si dhe rezistence ndaj lageshtise dhe elasticitet. Klasifikohet si absolutisht pa rreshqitje (asnje rreshqitje e pllakes) dhe ka kohe te medha per mbajtjen hapur. Klasifikohet si ngjites i llojit C2 TE S1 sipas standardit EN 12004. ISOMAT AK-LIGHT pershtatet per ngjitjen e pllakave me thithshmeri ose pa thithshmeri (p.sh. pllakat “gres porcelanto”), guri natyral, tullave dekorative, pllakave te medha, pllakave mozaik prej xhami etj. ne mure ose dysheme, mbi siperfaqe te ndryshme, dhe ne vecanti aty ku kerkohet aftesi e larte ngjitese, elasticitet dhe rezistence e larte ndaj lageshtise (p.sh. shtresat e vjetra te pllakave, dyshemete me ngrohje nga poshte, siperfaqet metalike, pishinat, pllakat e gipsit etj). Pershtatet per perdorim ne mjedise te brendshme ose te jashtme.
Nenshtresa
Siperfaqja qe do te mbulohet duhet te jete e paster, pa pluhur, graso, boje, materiale te lira eti. Rekomandohet njomja e siperfaqes perpara perdorimit.
Perdorimi
ISOMAT AK-LIGHT hidhet gradualisht ne uje duke u trazuar vazhdimisht, derisa te krijohet nje mase uniforme ne trajte brumi. Per perzierjen rekomandohet perdorimi i nje mikseri me xhiro te uleta. Perzierja duhet te lihet rreth 5 minuta te stabilizohet dhe pastaj duhet te trazohet perseri. Kola e pllakave duhet te shperndahet mbi siperfaqe duke perdorur nje malle te dhembezuar (kreher), me qellim qe te aplikohet ne menyre uniforme ne te gjithe siperfaqen. Pllakat duhet te fiksohen duke u ngjeshur ne pozicionin e deshiruar. Perzierja e perdorur duhet te mbulohet me pllaka brenda 30 minutash me qellim qe te evitohet formimi i “cipes”, d.m.th. perpara se shtresa e ngjiteses te filloje te mpikset.