ISOMAT AK-MEGARAPID është një ngjitës pllakash me dy përbërës dhe me mpiksje të shpejtë. Përbëhet prej një llac-pudër me bazë cimentoje (përbërësi A) dhe një emulsion rrëshire (përbërësi B). Ofron forcë ngjitëse të lartë fillestare dhe përfundimtare, fleksibilitet të shkëlqyer dhe rezistencë ndaj lagështirës. Ka kohë të gjatë për mbajtjen hapur gjatë përdorimit. Klasifikohet si ngjitës i llojit C2 FE S2 sipas standardeve EN 12004. ISOMAT AK-MEGARAPID përshtatet për vendosjen e pllakave me thithshmëri dhe pa thithshmëri, gurëve natyral, tullave zbukuruese, pllakave të mëdha në mure ose dysheme. Vecanërisht i përshtatshëm për nënshtresa të lëkundshme ose të paqëndrueshme si bordet e gipsit, bordet e zdrukthit, dysheme me ngrohje nga poshtë, ballkone, tarraca, sipërfaqet metalike, pishinat etj. Është ideal për dysheme me trafik të lartë dhe për sipërfaqe të cilat duhet të jenë gati brenda një kohe të shkurtër. Përshtatet përambiente të brendshme dhe të jashtme.

Nënshtresa
Sipërfaqja që do të mdulohet duhet të jetë e pastër, pa pluhur, graso, bojë, materiale të lira etj. Rekomandohet njomja e sipërfaqes përpara përdorimit.

Përdorimi
Përmbajtja e thesit 25 kg (përbërësi A) hidhet në 8 kg të lëngshëm (përbërësi B) duke u trazuar vazhdimisht,derisa të krijohet një masë uniforme në trajtë brumi. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzierja duhet të lihet rreth 3 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë. Ngjitësi i pllakave duhet të shpërndahet (“e krehur”) mbi sipërfaqe duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar (krehër), me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Pllakat duhet të fiksohen duke u ngjeshur në pozicionin e dëshiruar. Përzierja e përdorur duhet të mbulohet me pllaka brenda 30 minutash me qëllim që të evitohet formimi i “cipës”, d.m.th pvrpara se shtresa e ngjitëses të fillojë të mpikset.

  • Përbërësi A i ISOMAT AK-MEGARAPID përmban cimento dhe reagon si alkaline me ujin, kështu që klasifikohet si irritues. Sipërfaqet  shumë poroze, si p.sh. betoni i lehtë, pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit etj. duhet të lyhen fillimisht me astarin akrilik UNI-PRIMER
  • Në rast se ISOMAT AK-MEGARAPID përdoret për ngjitjen e pllakave pa thithshmëri në sipërfaqe, koha e mpiksjes e ngjitësit mund të zgjatet.
null

Sipërfaqe: Betoni, pllaka gipsi

null

Aplikimi: Mistri e dhëmbëzuar