ISOMAT AK-RAPID është një ngjitës pllakash me bazë cimentoje, i modifikuar me polimer dhe me mpiksje të shpejtë. Ofron një forcë ngjitëse fillestare dhe përfundimtare të lartë si dhe rezistencë ndaj lagështirës. Klasifikohet si absolutisht pa rrëshqitje (asnjë rrëshqitje e pllakës). Klasifikohet si ngjitës i llojit C2 FT sipas standardit EN 12004. ISOMAT AK-RAPID përshtatet për ngjitjen e pllakave me thithshmëri ose pa thithshmëri  në mure ose dysheme mbi sipërfaqe pre betoni, mur tulle, suva etj., në ambiente të brendshme ose të jashtme. Është ideal në rastet ku sipërfaqet duhet të mbarohen shpejt për t’u përdorur, p.sh. hapërsita pune etj.

Nënshtresa
Sipërfaqja që do të mbulohet duhet të jetë e pastër, pa pluhur, graso, bojë, materiale të lira etj. Rekomandohet njomja e sipërfaqes përpara përdorimit.

Përdorimi
ISOMAT AK-RAPID hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një masë uniforme në trajtë brumi. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzierja duhet të lihet rreth 3 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë. Ngjitësi i pllakave duhet të shpërndahet ( “i krehur” ) mbi sipërfaqe duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar (krehër), me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Mermeri ose graniti duhet të fiksohen duke u ngjeshur në pozicionin e dëshiruar. Përzierja e përdorur duhet të mbulohet me mermer ose granit brenda 20 minutash me qëllim që të evitohet formimi i “cipës”, d.m.th. përpara se shtresa e ngjitëses të fillojë të mpikset.

Për veshjet me pllaka të sipërfaqeve të paqëndrueshme si pasojë e dridhjeve ose ndikimeve të tkurrjeve-bymimit, si p.sh. pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit, dyshemetë me ngrohje nga poshtë, tarracat, ballkonet etj., është e nevojshme që ngjitësi i pllakave të elastifikohet nëpërmjet shtimit të deri në 3,25 kg ADIFLEX-B në 25 kg ISOMAT AK-RAPID, plus një sasi uji në varësi të punueshmërisë së dëshiruar.

Ngjitëse për pllaka, me përmbajtje rrëshire, me mpiksje të shpejtë, me bazë çimento.

Ka rrëshqitje të papërfillshme. Fushat e zbatimit: Ngjiitje pllakash me dhe pa thithshmëri, në mur ose në dysheme, në sipërfaqe prej betoni, mur tulle, suva etj. Ideal atje ku kërkohet përdorimi i shpejtë i dyshemesë, si në ambiente profesionale-zyra etj. Për mjedise të brendshme dhe të jashtme. Klasifikohet si C2 FT sipas EN 12004.

  • ISOMAT AK-RAPID përmban cimento dhe reagon si alkaline me ujin, kështu që klasifikohet si irritues.
  • Sipërfaqet shumë poroze, si p.sh. betoni i lehtë, pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit etj. duhet të lyhen fillimisht me astarin akrilik UNI-PRIMER.
null

Sipërfaqe: Betoni, pllaka gipsi

null

Aplikimi: Mistri e dhëmbëzuar