ISOMAT AK-RAPID FLEX është një ngjitës pllakash e cilësisë së lartë me bazë cimentoje, i modifikuar me polimer dhe me mpiksje të shpejtë. Ofron një forcë ngjitëse fillestare dhe përfundimtare të lartë, si dhe rezistencë ndaj lagështisë. Klasifikohet si absolutisht pa rrëshqitje. Falë kapacitetit të lartë kristalor ujë-lidhës, ai është ideal për rregullimin e pllakave prej guri natyror të ndjeshëm ndaj njollave të dekolorimit, si p.sh. në mermer, granit, etj. pasi parandalon dëmtimin e këtyre njollave. Klasifikohet si ngjitës i llojit C2 FT S1 sipas standardit EN 12004.
ISOMAT AK-RAPID FLEX është i përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me thithshmëri ose pa thithshmëri në mure ose dysheme mbi sipërfaqe prej betoni, mur tulle, suva etj., sidomos kur kërkohet ngjitje e fortë, fleksibilitet dhe rezistencë ndaj lagështisë, në ambiente të brendshme ose të jashtme. Është ideale në rastet ku sipërfaqet duhet të mbarohen shpejt për t’u përdorur, p.sh. hapësira pune etj. I përshtatshëm për rregullimin e pllakave prej guri natyror të ndjeshëm ndaj njollave të dekolorimit, si p.sh. mermer, granit etj., si dhe të pllakave qeramike me format të madh nëpër mure dhe dysheme. Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
Nënshtresa
Sipërfaqja që do të mbulohet duhet të jetë e pastër, pa pluhur, graso, bojë, materiale të lira etj. Rekomandohet njomja e sipërfaqes përpara përdorimit.
Aplikimi
ISOMAT AK-RAPID FLEX hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një masë uniforme në trajtë brumi. Përzierja duhet të lihet rreth 3 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Ngjitësi i pllakave duhet të shpërndahet ( “ikrehur” ) mbi sipërfaqe duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar (krehër), me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Mermeri ose graniti duhet të fiksohen duke u ngjeshur në pozicionin e dëshiruar.