ISOMAT AK-STONE është një ngjitës pllakash me bazë cimenton dhe me kokrriza të mëdha, e përshtatshme për shtresa të trasha (deri në 15 mm). Ofron një forcë ngjitëse fillestare dhe përfundimtare të lartë, si dhe rezistencë ndaj lagështirës. Ka kohë të mëdha të mbajtjes hapur për përdorim. Klasifikohet si kolë e llojit C1 E sipas standardit EN 12004. ISOMAT AK-STONE përshtatet për ngjitjen e pllakave ose gurëve natyralë në mure ose dysheme mbi sipërfaqe prej betoni, mur tulle, suva etj., në ambiente të brendshme ose të jashtme. Për arsye të aftësisë së tij për tu përdorur në shtresa të trasha, mund të nivelojë sipërfaqet e ashpra.

Nënshtresa
Sipërfaqja që do të mbushet duhet të jetë e pastër, pa pluhur, graso, bojë, materiale të lira etj. Rekomandohet njomja e sipërfaqes përpara përdorimit.

Përdorimi
ISOMAT AK-STONE hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një masë uniforme në trajtë brumi. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzierja duhet të lihet rreth 10 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë. Kola e pllakave duhet të shpërndahet ( ” e krehur “) mbi sipërfaqe duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar (krehër), me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Pllakat duhet të fiksohen duke u ngjeshur në pozicionin e dëshiruar. Përzierja e përdorur duhet të mbulohet me pllaka brenda 30 minutash me qëllim që të evitohet formimi i “cipës”, d.m.th. përpara se shtresa e ngjitëses të fillojë të mpikset.

Për veshjen me pllaka të sipërfaqeve të paqëndrueshme si pasojë e dridhjeve ose ndikimeve të tkurrjes-bymimit, si p.sh. pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit, dyshemetë me ngrohje nga poshtë, tarracat, ballkonet etj., është e nevojshme që kola e pllakave të elastifikohet nëpërmjet shtimit të 5-10 kg ADIFLEX_B në 25 kg ISOMAT AK-STONE, plus një sasi uji në varësi të punueshmërisë së dëshiruar.

  • ISOMAT AK-STONE përmban cimento dhe reagon si alkaline me ujin, kështu që klasifikohet si irritues.
  • Sipërfaqet shumë poroze, si p.sh. betoni i lehtë, pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit etj. duhet të lyhen fillimisht me astarin akrilik UNI-PRIMER.
null

Sipërfaqe: Betoni, suva

null

Aplikimi: Mistri e dhëmbëzuar