ISOMAT AK-T55 është një ngjitës me bazë cimentoje, i përforcuar me fibra, i përforcuar me polimer (rrëshire). Ofron forcë ngjitëse të lartë fillestare dhe përfundimtare, elasticitet dhe rezistencë ndaj lagështisë. Klasifikohet si llac tipi GP CS IV W2 sipas EN 998-1. ISOMAT AK-T55 përdoret në kombinim me suvatë MARMOCRET-PLUS dhe MARMOCRYL, si sistem për termoizolimin e jashtëm të ndërtesave. Përshtatet për ngjitjen e pllakave termoizoluese prej plistireni (XPS ose EPS), lesh minerali, poliuretani, tapë, etj. në fasada prej betoni, suva ose në mur prej druri. Është gjithashtu e përshtatshme edhe për aplikime të brendshme. Më tepër, kur përforcohet me rrjetë fibre xhami dhe vendoset në pjesën e jashtme të pllakave të fiksuara të termoizolimit. Përben sipërfaqen ideale për shtresën e suvasë që do hidhet më pas.

Përgatitja e nënshtresës

Sipërfaqja që do mbulohet me pllakat duhet të jetë pa pluhur, vaj, materiale të lira, bojë, etj. Rekomandohet që sipërfaqja të jetë e lagur me ujë para aplikimit.

Përdorimi

Si ngjitës:
ISOMAT AK-T55 hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një përzierje uniforme. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzierja duhet të lihet rreth 5 minuta të stabilizuara dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë.

Në sipërfaqe të lëmuara: ngjitësi shpërndahet “i krehur” mbi sipërfaqen duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar (krehër) me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen.

Në sipërfaqe të rafshët: ngjitësi aplikohet me mallë rreth perimetrit të pllakës termoizoluese dhe në vende të zgjedhura në qendrën e saj. Pastaj, pllakat termoizoluese fiksohen me presion në pozicionin e dëshiruar.

Si llac i përforcuar:

Fillimisht, materiali shtrohet me një mallë të lëmuar në trashësi maksimale prej 3-4 mm. Rrjeta e xhamit vendoset në shtresë të njomë dhe ngjeshet me mallën që të futet plotësisht në ngjitësit. Përfundimisht, drejtohet dhe nivelohet dhe ngjitësi që tepron hiqet.

  • ISOMAT AK-T55 përmban cimento e cila reagon si alkal me ujin dhe klasifikohet si irritues
  • Sipërfaqe shumë poroze, si p.sh. betoni i lehtë, pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit etj. duhet të lyhen fillimisht me astarin akrilik UNI-PRIMER.
null

Sipërfaqe: Betoni, suva, mur prej druri

null

Aplikimi: Mistri