ISOMAT AK-T65 është një ngjitës me bazë cimentoje, i pasuruar me polimere (rrëshira). Ofron forcë ngjitëse të lartë fillestare dhe përfundimtare, elasticitet dhe rezistencë ndaj lagështirës. Klasifikohet si llac suvatimi GP CS IV W2 sipas EN 998-1. ISOMAT AK-T65 përdoret në kombinimin me suvatë MARMOCRET-PLUS dhe MARMOCRYL, si sistem për krijimin e fasadave termoizoluese të jashtme. Përshtatet për ngjitjen e pllakave termoizoluese me fibra minerale në fasada prej betoni, suva ose në mure me gurë. Gjithashtu, kur përforcohet me rrjetë fibre xhami dhe vendoset në pjesën e jashtme të pllakave të fiksuara prej fibre minerale, përbën sipërfaqen ideale për shtresën e suvasë që do hidhet më pas.
Përgatitja e nënshtresës
Sipërfaqja që do të mbulohet me pllakat duhet të jetë pa pluhur, vaj, materiale të lira, bojë, etj. Rekomandohet që sipërfaqja të jetë e lagur me ujë para aplikimit.
Përdorimi
Si ngjitës:
ISOMAT AK-T65 hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një përzierje uniforme. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzierja duhet të lihet rreth 10 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë.
Në sipërfaqe të lëmuara: ngjitësi shpërndahet ” i krehur” mbi sipërfaqen duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar (krehër) me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen.
Në sipërfaqe të rafshta: ngjitësi aplikohet me mallë rreth perimetrit të pllakës termoizoluese dhe në vende të zgjedhura në qendër të saj. Pastaj pllakat termoizoluese fiksohen me presion në pozicionin e dëshiruar.
Si llac i përforcuar:
Fillimisht, materiali shtrohet me një mallë të lëmuar në trashësi maksimale prej 3mm. Rrjeta e xhamit vendoset në shtresën e njomë dhe ngjeshet me mallë që të futet plotësisht në ngjitës. Përfundimisht, drejtohet dhe nivelohet dhe ngjitësi që tepron hiqet.