ISOMAT AK-THERMO ACRYL është një veshje në trajtë brumi e përforcuar me fibran, me bazë rrëshirë akrilike. Ofron një forcë ngjitëse fillestare dhe përfundimtare të lartë, elastike të lartë dhe rezistencë ndaj lagështisë. Shpejton dhe thjeshëson përdorimin. Klasifikohet me shenjën CE sipas EN 15824 si suva V2, W3 dhe sipas EN 12004 si ngjitës D2E. ISOMAT AK-THERMO ACRYL përdoret si veshje përforcuese për të ngjeshur fibrat e xhamit në pllakat e fiksuara termoizoluese, duke përbërë nënshtresën ideale për shtresën organike të suvasë. Gjithashtu, përdoret për të fiksuar cdo lloj materiali thermoizolues si pllaka polistireni (XPS dhe EPS), lesh guri etj., në sipërfaqet e jashtme të ndërtesave, në kombinim me suvatë akrilike ose prej silikoni MARMOCRYL dhe MARMOCRYL-SILICONE. Ëshë gjithashtu ideal për termoizolimin e ndërtesave.

Nënshtresa

Pllakat termoizoluese duhet të aplikohen të ndërkëmbyeshme (si tullat) pa bashkime të vazhdueshme vertikale. Cdo boshllëk bdërmjet pllakave duhet të mbulohet me shkumë poliuretani të zgjeruar. E gjithë sipërfaqja duhet të jetë e niveluar.

Përdorimi

Para përdorimit, ISOMAT AK-THERMO ACRYL duhet të përzihet mirë me një mikser me xhiro të ulëta. Pastaj materiali shtrohet me një mallë me dhëmbëza në një trashësi prej 2-3 mm. Mbi shtresën e njomë rrjeta e xhamit vendoset me një mallë të lëmuar që të ngjeshet krejt. Përfundimisht, sipërfaqja nivelohet dhe drejtohet dhe materiali qe tepron hiqet. Shiritat e rrjetës së xhamit duhet të mdulojnë njëri tjetrin në anë për rreth 10 cm.

Nënshtresa

Sipërfaqja që do mbulohet me pllakat duhet të jetë pa pluhur, graso, materiale të lira, bojra etj. Për nënshtresa me thithshmëri të madhe, rekomandohet përdorimi i astarit FLEX-PRIMER me bazë akrilike.

Përdorimi

Në nënshtresa të lëmuara ISOMAT AK-THERMO ACRYL përhapet mbi pllakën termoizoluese dhe krihet duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar (krehër), me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen.

Në nënshtresat e paniveluara ngjitësi përhapet me një mallë rreth perimetrit të pllakës së termoizolimit dhe në pikat e përzgjedhura në qendër. Pas kësaj, pllakat e termoizolimit fiksohen duke u ngjeshur në pozicionin e dëshiruar.

  • Temperatura gjatë përdorimit duhet të jetë ndërmjet +5 oC dhe +35 oC.
  • Koha e tharjes e ISOMAT AK-THERMO ACRYL influencohet nga temperatura dhe lagështia.
  • Në kondita normale shtresa e mëtejshme mund të shtrohet pas 24-48 orësh.
  • Në temperatura të ulëta dhe në lagështi të lartë koha e mpiksjes zgjatet, ndërsa ulet kur temperatura dhe lagështira janë të ulëta.
  • ISOMAT AK-THERMO ACRYL duhet të mbrohet nga temperaturat e larta, shiu dhe ngrica ndërsa  është akoma i njomë.
null

Sipërfaqe: Beton, suva

null

Aplikimi: Furcë, rul