Boje plastike ekologjike e cilesise se larte per perdorim te brendshem. E certifikuar me Ecolabel, si rezultat i faktit qe ploteson kerkesat e Ecolabeling Board te Europes se Bashkuar (EUEB). ISOMAT-CLASSIC ECO karakterizohet per aftesine e persosur mbuluese dhe bardhesine, punueshmerine shume te mire, si dhe rezistencen e shkelqyer ndaj larjes se shpeshte dhe vjetersimit. Ofron ngjitje te forte ne cdo lloj siperfaqeje, te re ose te vjeter si suva, beton, pllaka gipsi, etj. Nuk permban amoniak ose lende te tjera te rrezikshme dhe eshte gati pa ere. Ofron siperfaqe perfundimtare me nje luster mat te persosur. ISOMAT-CLASSIC ECO perdoret per aplikime te brendshme, ne siperfaqe te reja ose te vjetra, ne materiale te zakonshme ndertimi si betoni, suvaja, pllakat e gipsit, etj. Ideal per dhomat e femijeve, kopshte femijesh, shkolla, spitale etj.
Nenshtresa
Nenshtresa duhet te jete e thate, pa vaj, materiale te lira, pluhur, etj.
- Plasaritjet ose bashkimet mund te mbushen me mastiken akrilike ISOMASTIC-A.
- Difektet ne beton duhet te riparohen me llacin e modifikuar me polimer DUROCRET.
- Rregullimet e suvase ne muret mund te behen me llacet e paraperzier UNICRET dhe UNICRET-FAST.
- Per stokarisjen e siperfaqeve, perdoret stukoja STUCCOCRET.
Vazhdohet astartimi me astarin akrilik me baze uji dhe te mikronizuar PRIMER CLASSIC, te holluar deri 50% me uje te paster. PRIMER CLASSIC eshte gjithashtu ideal te perdoret per stabilizimin e siperfaqes kur nenshtresa nuk eshte ne gjendje te mire ose eshte e therrmueshme. Astarimi nuk eshte i domosdoshem kur nenshtresa ehte ne kondite te mire.
Perdorimi
Para perdorimit, materiali perzihet lehte dhe aplikohet sic eshte ose i holluar 5-10% me uje te paster. Dy shtresat ISOMAT-CLASSIC ECO aplikohet duke perdorur ryl, furce ose pistolete pa ajer. Shtresa e dyte aplikohet mbasi eshte thare komplet shtresa e pare. Ne raste temperaturash shume te uleta ose shume te larta, duhet te vonohet perdorimi.