ISOMAT FLEXCOAT është një bojë premium, elastike, hidroizoluese e bazuar në rrëshirën 100% akrilike me lidhje të kryqëzuara UV. Ajo ofron papërshkueshmëri absolute nga uji, duke mbrojtur muret nga dëmtimi për shkak të shiut. Ka elasticitet të lartë dhe aftësi për të kapërcyer plasaritjet, duke e bërë atë ideal për sipërfaqet me tendencë carjeje me trashësi të vijës së kanalit deri n 1 mm. Ruan vetitë e tij elastike në një interval temperaturash nga -20 oC deri në +80 oC. Duke qenë i përshkueshëm nga avujt, ai lejon aspirimin e godinës, ndërkohë parandalon hyrjen e CO2 dhe agjentëve të tjerë agresivë. Ofron papërshkueshmëri nga drita dhe mbulim të shkëlqyer të sipërfaqes, si dhe ngjitje të fortë me nënshtresën si dhe rezistencëtë jashtëzakonshme ndaj motit dhe rrezatimit UV. E bardha është e certifikuar si bojë e ftohtë. Certifikur sipas EN 1504-2dhe klasifikuar si veshje ër mbrojtjen e sipërfaqes së betonit
ISOMAT FLEXCOAT rekomandohet për lyerjen e fasadave për shkak të qëndruehmërisë së lartë ndaj kushteve të motit. Është e përshkueshme për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme, sipërfaqe të reja dhe të vjetra, mbi të gjitha llojet e maaterialeve të ndërtimit si betoni i ekspozuar, suvaja, tullat, përzierje asbest-cimento (eternit), pllaka gipsi etj. Në ambiente të brendshme, rekomandohet për zona ku kërkohet pastrim i shpeshtë dhe fortësi e lartë, si kuzhinat e gatimit, banjat, garazhet, spitalet, hapësirat industriale etj. Mund të përdoret gjithashtu mbi shtresat bituminoze, mbi membranat bituminoze dhe poliuretane, për mbrojtje nga drita e diellit.
Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë dhe pa graso, pluhur dhe materiale të lira mbi të.
- Të carat ose bashkimet duhet të mbushen me izolues ISOMASTIC-A ose me mbushës akrilik ISOMAT ACRYL-STUCCO.
- Problemet mbi suva duhet të riparohen me llac DUROCRET të modifikuar me polimer dhe mbi betonin e ekspozuar me stuko PLANFIX ose PLANFIX-FINE të modifikuar me polimer.
- Riparimet e suvasë bëhen me llac të gatshëm UNICRET ose UNICRET-FAST.
Përdorimi
ISOMAT FLEXCOAT përdoret sic është ose e holluar me ujë deri në 5%. Ajo duhet të trazohet mirë plotësisht përpara përdorimit. Aplikohet me rul, furcë ose spërkatje pa ajër, në dy duar. Dora e dytë bëhet pasi është tharë e para. Në rastet e plasaritjeve të rënda të izoluara, ISOMAT FLEXCOAT mund të përforcohet përgjatë plasaritjes me një shirit cope poliester (30 g/m3), në 10 cm gjerësi. Në rastet e plasaritjeve të shumëfishta, ISOMAT FLEXCOAT mund të përforcohet plotësisht me të njëjtën copë poliestre, në 100 cm gjerësi.


