Bojë e një cilësie të lartë i brezit të ri me bazë rrëshire silikoni dhe akrilike për përdorim të jashtëm. ISOMAT SILICONE PAINT për rezistencën shumë të lartë ndaj ujit, mbulimit të sipërfaqes dhe jetëgjatësinë ndaj kushteve të vështira të motit. Është superiore ndaj cdo boje akrilike të zakonshme sepse hidroizolon sipërfaqen, duke e mbrojtur nga myku dhe duke lejuar frymëmarrje maksimale. Është ideale për zona me lagështi të lartë dhe kushte të vështira moti. Rekomandohet për restaurimin e ndërtesave historike dhe tradicionale. Ofron ngjitje të fortë në cdo lloj nënshtrese, të re ose të vjetër si suva, betoni, dru etj. Ka punueshmëri të përkryer dhe thahet shpejt. Krijon një sipërfaqe përfundimtare me një rezultat të shkëlqyer mat. E bardha është e certifikuar si bojë e ftohtë. Certifikuar sipas EN 1504-2 dhe klasifikuar si veshje për mbrojtjen e sipërfaqes së betonit. E shënuar si CE.
ISOMAT SILICONE PAINT përdoret në ambiente të jshtme ose të brendshme, në sipërfaqe të reja ose të vjetra, mbi sipërfaqe si betoni, suva, tulla, pllaka gipsi, cimento asbesti, dru etj.
Nënshtresa
Nënshtresa duhet të jetë e thatë, pa vaj, materiale të lira, pluhur etj.
- Plasaritjet ose bashkimet mund të mbushen me mastikën akrilike ISOMASTIC-A.
- Difektet në beton duhet të riparohen me llacin e modifikuar me polimer DUROCRET dhe në betoni i ekspozuar me stukon e modifikuar me polimer PLANFIX ose PLANFIX-FINE.
- Rregullimet e suvasë në mure mund të bëhen me llacet e parapërziera UNICRET dhe UNICRET-FAST.
Nënshtresa më pas mbushet me astar silikoni-akrilik, të mikronizuar, PRIMER ACRYL me bazë uji, i holluar deri në 50% me ujë të pastër. PRIMER ACRYL është gjithashtu ideal për tu përdorur për nivelimin e sipërfaqeve të lirshme ose të thërrmuara.
Zbatimi
Para përdorimit, materiali përziehet lehtë dhe aplikohet sic është ose i holluar 5-10% me ujë të pastër. Dy shtresa të ISOMAT SILICONE PAINT aplikohen duke përdorur ryl, furcë ose pistoletë airless. Shtresa e dytë aplikohet mbasi është tharë komplet shtresa e parë. Temperatura gjatë aplikimit dhe tharjes së bojës duhet të jetë ndërmjet +10 oC dhe +35 oC.