ISOMAT SL-17 është material izolues elastomerik pa tretës, i gatshëm për përdorim që zbatohet me rul. Pas mpiksjes krijon një membranë shumë elastike që është njëkohësisht edhe hermetike, edhe e përshtatshme nga avujt e ujit. ISOMAT SL-17 është ideal për hidroizolim (pa fuga dhe bashkime) të sipërfaqeve që do të shtrohen me pllaka qeramike, në mjedise me lagështi si banja, dushe etj. I përshtatshëm për të gjitha sipërfaqet prej betoni, suvaje, pllakash gipsi, pllakash zdrukthi etj. Por nuk duhet të përdoret në mjedise ku ka gjithmonë ujë me presion.
Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, pa graso, grimca të lira, pa pluhur etj. Vrimat duhet të riparohen duke përdorur stuko PLANFIX. Pas kësaj, duhet të vijojë lyerja me astarin e vecantë akrilik UNI-PRIMER, me një konsum rreth 100-200 g/m2, në varësi të aftësisë thithëse të nënshtresës.
Përdorimi
ISOMAT SL-17 aplikohet në 2 duar me furcë ose me rul, pasi astari të jetë tharë. DOra e dytë duhet të aplikohet pasi është tharë e para. Mund të aplikohet gjithashtu në një shtresë me një mallë të dhëmbëzuar (krehër), me madhësi të dhëmbëve prej 3-4 mm dhe të nivelohet me një mallë të lëmuar. Kështu arrihet një trashësi uniforme e shtresës së veshjes. Materiali hidroizolues ISOMAT SL-17 duhet të përforcohet për së gjati misid bashkimeve mur-dysheme me shirit rrjetë me fibër xhami (65 g/m2) ose me rrip pëlhure prej poliestre (30 g/m2).