LATEX është një lateks polimer që përdoret si aditiv për të përmirësuar ndjeshëm vetitë e llacit në disa mënyra:
- Rrit ngjitjen me nënshtresën
- Përmirëson elasticitetin
- Rrit rezistencën ndaj gërryerjeve nga fërkimi
- E bën llacin të papërshkueshëm nga uji
- Eleminon tkurrjen dhe parandalon plasaritjet si rezultat i saj
- Përmirëson plasticitetin, mbajtjen e ujit dhe punueshmërinë e përzierjeve të freskëta.
- Përmirëson rezistencë ndaj kimikateve dhe produkteve të naftës.
Përgatitja e sipërfaqes
Sipërfaqja e përdorimit duhet të jetë e pastër dhe pa pluhur, pa materiale të lira, vaj, graso ose pa suva të vjetër, pa bojë, mbetje cimentoje etj. Ajo duhet të jetë e lagur plotësisht, por të mos ketë ujë të mbledhur mbi të.
Përdorimi
LATEX shtohet në ujin e përzierjes së llacit. Raporti i përzierjes së LATEX-it me ujë mund të shkojë nga 1:1 deri në 1:5, në varësi të efekteve të dëshiruara dhe të kërkesave teknike. Lëngu i LATEX duhet të hidhet në përzierëse i pari, përpara cimentos dhe materialeve inerte, për të evituar formimin e kokrrizave.
- LATEX duhet të trazohet plotësisht përpara përdorimit.
- Koha e punimit të llacit me LATEX rritet paksa.