Llaci i lëmuar tradicional është produkti më i vjetër i KOURASANIT. Është përfundimi i shkëlqyeshëm që jep brenda dhe jashtë, qëndrueshmëria e tij dhe lehtësia me të cilën mund të aplikohet janë ato që e bëjnë atë zgjedhjen nr.1 cdo herë. Mund të aplikohet në dysheme dhe mure dhe funksionon njësoj si në sipërfaqet e sapondërtuara ashtu dhe në ato më të vjetra, pa pasur nevojë të hiqen më parë materialet ekzistuese si pllaka, terrazo, etj. Përzierja ( kryesisht e përbërë nga pozolana (llavë), rërë lumi dhe gëlqere e hidratuar) e bëjnë atë një nga llacët hidraulikë më të fuqishëm. Aplikohet lehtë dhe shpejt, kërkon vetëm dy shtresa dhe nuk ka nevojë më për tjetër. Është zgjidhja më e mirë, deri tani, për dyshemetë me lëvizje të rënda si ato në dyqane, zyra, palestra, restorante, bar-kafe, si dhe dysheme në shtëpi apo hotele. Rezultati përfundimtar është mjaft unik falë konsistencës së produktit dhe teknikës së aplikimit., e cila bëhet tërësisht me dorë.
-
Modern, i sofistikuar, unik
- Shumë i qëndrueshëm
- Ideale për rinovime
- I lehtë për tu aplikuar
- I disponueshëm në disa ngjyra
PALETA E NGJYRAVE
SHIKO GAMËN E PLOTË TË NGJYRAVE TË “LLAC TRADICIONAL I LËMUAR”
COARSE