MARMOCRET-1 është një suva e gatshme për një shtresë (fino). Për përdorimin e saj nevojitet të shtohet vetëm ujë. Zëvendëson dy shtresat pvrfundimtare (mbushjen dhe këmishën) të punëve të zakonshme të suvatimit, dhe aplikohet në një shtresë maksimumi 3 cm të trashë.

  • Ofron aftësi të lartë ngjitëse me nënshtresën dhe punueshmëri shumë të mirë.
  • Thjeshtëzon dhe përshpejton përdorimin
  • Ideale pvr përdorime me makineri për suvatim.
  • Veti standarde të qëndrueshme.
  • Përshkueshmëri të shkëlqyer të avullimit.
  • E përshtatshme për përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.

Klasifikohet si llac i llojit OC CS II, W1, sipas standardit EN 998-1. Përdoret për suvatim. Është e përshtatshme për përdorim në ambiente të jashtme dhe të brendshme; në cdo rast që nevojitet përshpejtim i përdorimit. 

Nënshtresa

Sipërfaqja duhet të jetë e qëndrueshme dhe pa pluhur, graso, grimca të lira etj, si dhe duhet të jetë plotësisht e njomur. Në sipërfaqe duhet të aplikohet një shtresë ngjitëse me MARMOCRET-BOND përpara përdorimit të MARMOCRET-1. Pasi të jetë tharë shtresa ngjitëse vazhdohet me aplikimin e MARMOCRET-1.

Përdorimi

MARMOCRET-1 hidhet në ujë të pastër duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një llac në formën e kërkuar të punueshmërisë. Suvaja aplikohet me dorë duke përdorur një mistri ose aplikohet me një makineri suvatuese. Pasi është tharë mjaftueshëm, suvaja lëmohet me dorë, duke përdorur një përdaf me sfungjer. Koha e punës varet nga aftësia thithëse e nënshtresës, temperatura e ambientit dhe punueshmëria e përzierjes.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Në mot të nxehtë MARMOCRET-1 duhet të laget me ujë pas aplikimit, për ta mbrojtur nga humbja e ujit.
  • MARMOCRET-1 përmban cimento dhe reagonsi alkalin me ujin, kështu që klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri