MARMOCRET-BASE është llac i gatshëm me bazë cimentoje që ka nevojë vetëm për përzierje me ujë. MARMOCRET-BASE ofron:
- Aftësi të madhe ngjitëse me nënshtresën.
- Punueshmëri të shkëlqyer.
- Thjeshtëzon dhe përshpejton përdorimin.
- Ideal për përdorime me makineri për suvatim.
- Veti standarde të qëndrueshme.
- Përshkueshmëri të shkëlqyer të avullimit.
- I pvrshtatshëm për përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.
Klasifikohet si llac i llojit GP CS II, W0, sipas standardit EN 998-1. MARMOCRET-BASE përdoret për krijimin e “mbushjes” të suvasë. Përbën nënshtresën ideale për veshjen finale të suvasë (finos), kur përdoret finoja e gatshme MARMOCRET ose MARMOCRET-PLUS, me ngjyra dhe me veti ujëlarguese.
Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë pa pluhur, graso ose grimca të lira etj, si dhe duhet të jetë plotësisht e njomur, përpara përdorimit të MARMOCRET-BASE.
Përdorimi
MARMOCRET-BASE hidhet në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një llac në formën e kërkuar të punimit. Suvaja aplikohet me dorë duke përdorur një mistri. Dora përfundimtare e suvasë (finoja) duhet të hidhet të paktën 7 ditë pas përdorimit të MARMOCRET-BASE.