MARMOCRET Decor është suva e gatshme (me rërë mermeri) me materiale inerte kokërrtrashë (deri në 3 mm) që ka nevojë vetëm për shtesë ujë.
- Ofron aftësi ujëlarguese (veti hidrofobe) të plotë nga uji sipas DIN 18550.
- Lejon transpirimin (frymëmarrjen) e shkëlqyer të elementeve konstruktive.
- Fasadat nuk kanë nevojë për lyerje.
- Llac industrial me veti të standartizuara (konstante).
- I përshtatshëm për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm.
- Nuk plasaritet si suvaja e zakonshme.
- Thjeshtëzon punimet, sepse ka nevojë vetëm për shtesë uji.
Klasifikohet si llac i tipit GP CS II, W1 sipas EN 998-1. Ofrohet për suvatime të bardha ose me ngjyrë, me aftësi ujëlarguese (veti hidrofobe) me sipërfaqe dekorative të ashpër (të palëmuar). Zakonisht zëvendëson dorën e fundit të suvasë.
Nënshtresa
Nënshtresa duhet të jetë e pastër, pa pluhura, vajra, materiale të prishura etj. dhe të laget mirë para se të aplikohet MARMOCRET Decor. Në rast se më parë aplikohet dora e trashë e suvasë, ajo duhet të ketë rezistencë më të madhe të barabartë me atë të MARMOCRET Decor, sipas principit të përgjithshëm se cdo shtresë paraardhëse duhet të jetë më e fortë se shtresa pasardhëse. Në rastet kur aplikohet MARMOCRET Decor me ngjyrë (vec ngjyrës së bardhë) rekomandohet që fillimisht të kalohet me primer (astar) PL-PRIMER, i cilir zvogëlon thithshmërinë e nënshtresës, duke siguruar kështu ngjyrën uniforme në të gjithë sipërfaqen. Nënshtresa mund të jetë sipërfaqe e suvatuar (dora e trashë) ose edhe sipërfaqe betoni ose muri me tulla.
Përdorimi
MARMOCRET Decor shtohet duke u përzier në ujë të pastër, deri sa të krijohet një llac me punueshmërinë e dëshiruar. Llacpërzierësja (betonierja) që do të përdoret duhet të jetë e pastër për të evituar cdo influendim të mundshëm në ngjyrën e suvasë. Suvajashtrohet me procedurën e njohur me mistri ose përdaf ose me pompë llaci. Vijon fërkimi i sipërfaqes me fërkues të posacëm të dhëmbëzuar, pasi është tharë aq sa copëzat e suvasë që shqiten gjatë fërkimit të mos ngjiten në fërkues. Koha e përpunimit varet nga thithshmëria e nënshtresës, temperatura e mjedisit dhe punueshmëria e llacit.