MARMOCRET Fine është e gatshme (me rërë mermeri) me materiale inerte kokërrimët (deri edhe 1,3 mm) që ka nevojë vetëm pvr shtesë uji.

  • Ofron aftësi ujëlarguese (veti hidrofobe) të plotë nga uji sipas DIN 18550.
  • Lejon transpirimin (frymëmarrjen) e shkëlqyer të elementeve konstruktive.
  • Fasadat nuk kanë nevojë për lyerje.
  • Llac industrial me veti të standartizuara (konstante).
  • I përshtatshëm për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm.
  • Nuk plasaritet si suvaja e zakonshme.
  • Thjeshtëzon punimet, sepse ka nevojë vetëm për shtesë uji.

Klasifikohet si llac i tipit GP CS II, W1 sipas EN 998-1.

Nënshtresa

Nënshtresa duhet të jetë e pastër, pa pluhura, vajra, materiale të prishura etj. dhe të laget mireë para se të aplikohet MARMOCRET Fine. Në rast se më parë aplikohet dora e trashë e suvasë, ajo duhet të ketë rezistencë më të madhe ose të barabartë me atë të MARMOCRET Fine, sipas principit të përgjithshëm se cdo shtresë paraardhëse duhet të jetë më e fortë se shtresa pasardhëse. Në rastet kur aplikohet MARMOCRET Fine me ngjyrë (vec ngjyrës së bardhë) rekomandohet që fillimisht të kalohet me primer (astar) PL-PRIMER, i cili zvogëlon thithshmërinë e nënshtresës, duke siguruar kështu ngjyrën uniforme në të gjithë sipërfaqen. Nënshtresa mund të jetë sipërfaqe e suvatuar (dora e trashë) ose edhe sipërfaqe betoni ose muri me tulla.

Përdorimi

MARMOCRET Fine shtrohetduke u përzier në ujë të pastvr, deri sa të krijohet një llac me punueshmërinë e dëshiruar. Llacpërzierësja (betoniera) që do të përdoret duhet të jetë e pastër për të evituar cdo influencim të mundshëm në ngjyrën e suvasë. Suvaja shtrohet me procedurën e njohur me mistri ose përdaf ose me pompë llaci. Vijon fërkimi i sipërfaqes me fërkuese sfungjeri. Koha e përpunimit varet nga thithshmëria e nënshtresës, temperatura e mjedisit dhe punueshmëria e llacit.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë të pakten +5 oC.
  • Gjatë muajve verorë rekomandohet lagia e suvasë pas aplikimit të saj, që të mbrohet nga dehidratimi për shkakt të temperaturave të larta.
  • Produkti përmban cimento, i cili reagon si alkal me ujin dhe klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri