MARMOCRET-PLUS Decor është suva e gatshme (me rërë mermeri) me materiale inerte kokërrtrashë (deri në 3mm), e përforcuar me rrëshira.
- Ofron aftësi ujëlarguese (veti hidrofobe) të plotë nga uji sipas DIN 18550.
- Lejon transpirimin (frymëmarrjen) e shkëlqyer të elementëve konstruktive.
- Fasadat nuk kanë nevojë për lyerje.
- Llac industrial me veti të standartizuara (konstante).
- I përshtatshëm për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm.
- Nuk plasaritet si suvaja e zakonshme.
- Thjeshtëzon punimet, sepse ka nevojë vetëm për shtesë uji.
Klasifikohet si llac i tipit GP CS II, W2 sipas EN 998-1. Ofrohet për suvatime të bardha ose me ngjyrë, me aftësi ujëlarguese (veti hidrofobe) me sipërfaqe dekorative të ashpër ( të palëmuar), në nënshtresa me kërkesa të vecanta në lidhje me aftësinë elastike dhe ngjitshmërinë. Zakonisht zëvendëson dorën e fundit të suvasë. Në kombinim me ngjitësen e armuar me fibra ISOMAT AK-THERMO përdoret si sistem për termoizolimin e konstruksioneve nga ana e jashtme.
Nënshtresa
Nënshtresa duhet të jetë e pastër, pa pluhura, vajra, materiale të prishura ejt. Atje ku konsiderhet e domosdoshme, para se të aplikohet MARMOCRET-PLUS Decor, nënshtresa laget mirë ose kalohet me prajmer (astar PL-PRIMER, i cili zvogëlon thithshmërinë e nënshtresës, duke siguruar kështu ngjyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen.
Përdorimi
MARMOCRET-PLUS Decor shtohet duke u përzier në ujë të pastër, deri sa të krijohet një llac me punueshmërinë e dëshiruar. Llacpërzierësja (betoniera) që do të përdoret duhet të jetë e pastër për të evituar cdo influencim të mundshëm në ngjyrën e suvasë. Suvaja shtrohet me procedurën e njohur me mistri ose përdaf ose me pompë llaci. Vijon fërkimi i sipërfaqes me fërkuese sfungjeri, pasi është tharë në mënyrë të mjaftueshme. Koha e përpunimit varet nga thithshmëria e nënshtresës, temperatura e mjedisit dhe punueshmëria e llacit.