MARMOCRET-PLUS Fine është suva e gatshme (me rërë mermeri) me materiale inerte kokërrimët (deri edhe 1,3 mm) që ka nevojë vetëm për shtesë ujë.
- Ofron aftësi ujëlarguese (veti hidrofobe) të plotë nga uji sipas DIN 18550.
- Lejon transpirimin (frymëmarrjen) e shkëlqyer të elementeve konstruktive.
- Fasadat nuk kanë nevojë për lyerje.
- Llac industrial me veti të standartizuara (konstante).
- I përshtatshëm për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm.
- Nuk plasaritet si suvaja e zakonshme.
- Thjeshtëzon punimet, sepse ka nevojë vetëm për shtesë uji.
Ofrohet për suvatime të bardha ose me ngjyrë, me aftësi ujëlarguese (veti hidrfobe me sipërfaqe dekorative të lëmuar, në nënshtresa me kërkesa të vecanta në lidhje me aftësitë elastike dhhe ngjitshmërinë. Zakonisht zëvendëson dorën e fundit të suvasë. Në kombinim me ngjitësen e armuar me fibra ISOMAT AK-Thermo përdoret si sistem për termoizolimin e konstruksioneve nga ana e jashtme.
Nënshtresa
Nënshtresa duhet të jetë e pastër, pa pluhura, vajra, materiale të prishura etj. Atje ku konsiderohet e domosdoshme, para se të aplikohet MARMOCRET-PLUS Fine, nënshtresa laget mirë ose kalohet me primer (astar) PL-PRIMER, i cili zvogëlon thithshmërinë e nënshtresës, duke siguruar kështu ngjyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen.
Përdorimi
MARMOCRET-PLUS Fine shtohet duke u përzier në ujë të pastër, deri sa të krijohet një llac me punueshmërinë e dëshiruar. Llacpërzieresja (betoniera) që do të përdoret duhet të jetë e pastër për të evituar cdo influencim të mundshëm në ngjyrën e suvasë. Suvaja shtrohet me procedurën e njohur me mistri ose përdaf ose me pompë llaci. Vijon fërkimi i sipërfaqes me fërkuese sfungjeri, pasi është tharë në mënyrë të mjaftueshme. Koha e përpunimit varet nga thithshmëria e nënshtresës, temperatura e mjedisit dhe punueshmëria e llacit.