MARMOCRYL Fine është një suva e gatshme akrilike në trajtë brumi, e bardhë ose me ngjyrë. Përbëhet nga materiale inerte me madhësi të vecantë të grimcave të bluara, për të krijuar një sipërfaqe dekorative të lëmuar. Ajo ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Elasticitet të lartë dhe ngjitje të shkëlqyer me nënshtresën.
  • Largim të plotë të ujit, sipas EN 1062-3.
  • Përshkueshmëri të shkëlqyer të avujve të ujit.
  • Nuk është më e nevojshme lyerja e fasadës.
  • Rezistencë ndaj lëndëve alkaline sipas DIN 18556.
  • Parandalim të plasaritjeve, ndryshe nga suvaja e zakonshme me cimento dhe gëlqere.
  • Thjeshton dhe përshpejton përdorimin.
  • Përshtatshmëri për pvrdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.

Është certifikuar me shenjën CE sipas EN 15824:2017. MARMOCRYL Fine ka përfituar një Deklaratë Produkti Mjedisor (EPD) në vijim të një vlerësimi të impaktit mjedisor të ciklit të tij të jetës. Numri i regjistrimit: S-P-09187. MARMOCRYL Fine përdoret si dora e fundit në punët e suvatimit, për të krijuar një shtresë sipvrfaqësore finale të bardhë ose me ngjyrë, me aftësi ujëlarguese dhe me përbërje të lëmuar (shtresë e hollë). Ajo mund të aplikohet në të gjitha llojet e materialeve të ndërtimit, si suva, beton, pllaka cimentoje, pllaka gipsi etj. E përshtatshme për përdorim në ambiente të jashtme dhe të brendshme. Ajo zëvendëson dorën e fundit të suvasë. Për shkak të elasticitetit të lartë dhe ngjitjes së shkëlqyer me nënshtresën, ajo mund të përdoret gjithashtu si shtresë ideale finale për fasadat e jashtme me termoizolim.

Nënshtresa

Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, materiale me vaj ose pa materiale të lira. Pas kësaj bëhet lyerja me astar duke përdorur astarin FLEX-PRIMER ose ML-PRIMER. Sipërfaqet e lëmuara ose që nuk kanë aftësi thithëse duhet të lyhen me PL-BOND. MARMOCRYL Fine aplikohet pasi është tharë shtresa e astarit të përdorur.

Përdorimi

MARMOCRYL Fine duhet të trazohet plotësisht mirë përpara përdorimit. Suvaja aplikohet me dorë duke përdorur një spatul të lëmuar metalike prej inoksi ose aplikohet me një makineri suvatuese. Kur është ende e njomë (pas rreth 5-15 minutash), suvaja trajtohet (ngjishet) me spatul plastike. Koha e punës varet nga aftësia thithëse e nënshtresës dhe temperatura e ambientit.

  • Kokërrat natyrale që përdoren në suva mund të shkaktojnë ndryshime të vogla në ngjyrë. Për këtë arsye dhe për të arritur një rezultat uniform ngjyre, rekomandohet që produkti të jetë nga i njëjti grup prodhimi ose të përziehen grupet e ndryshme. Gjithashtu, ngjyra përfundimtare mund të influencohet nga temperatura e nënshtresës dhe nga lagështia.
  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë nga +5 oC deri në +35 oC.
  • Ndërsa është ende e njomë, MARMOCRYL Fine duhet të mbrohet nga temperaturat e larta, nga shiu dhe nga ngrica.
null

Sipërfaqe: Betoni, çimento, pllaka gipsi

null

Aplikimi: Mistri prej çeliku