MARMOCRYL GRANIT është një fino akrilik me trajtë brumi, me pamje përfundimtare si granit. Përbëhet prej kokrrash të vogla me madhësi të vogël, për të krijuar një sipërfaqe përfundimtare dekoruese të ashpër. Ofron avantazhet e mëposhtme:
- Elasticitet të lartë dhe ngjitje të shkëlqyer me nënshtresën
- Aftësi ujëlarguese
- Përcueshmëri të përkryer nga avulli
- Nuk ka nevojë për lyerjen e fasadës
- Rezistencë ndaj lëndëve alkaline sipas DIN 18556
- Parandalim të plasaritjeve, ndryshe nga suvaja e zakonshme me cimento dhe gëlqere
- Thjeshtëzon dhe përshpejton përdorimin
- Pvrshtatshmëri për pvrdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.
Është certifikuar me shenjën CE sipas EN 15824:2017 si suva V2, W2. MARMOCRYL GRANIT përdoret si dora e fundit (shtresë e hollë) në punët e suvatimit, për të krijuar një shtresë dekoruese sipërfaqësore finale me ngjyrë, me aftësi ujëlarguese dhe me përbërje të ashpër. Mund të aplikohet në të gjitha llojet e materialeve të ndvrtimit, si suva, beton, pllaka cimentoje, pllaka gipsi etj. E përshtatshme për përdorim në ambiente të jashtme dhe të brendshme. Ajo zëvendëson dorën e fundit për shkak të elasticitetit të lartë dhe ngjitjes së shkëlqyer me nënshtresën, ajo mund të përdoret gjithashtu si shtresë ideale finale për fasadat e jashtme me termoizolim.
Nënshtresa
Nënshtresa duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, materiale me vaj ose pa materiale të lira. Pas kësaj bëhet lyerja me astar duke pvrdorur astarin FLEX-PRIMER/ML-PRIMER. Sipërfaqet e lëmuara ose që nuk kanë aftësi thithëse duhet të lyhen me PL-BOND. MARMOCRYL GRANIT aplikohet pasi është tharë shtresa e astarit të përdorur.
Përdorimi
Përpara aplikimit, MARMOCRYL GRANIT duhet të përzihet me një mikser me shpejtësi të ulët me lëvizje të ngadaltë rrethore të dorës pvr të parandaluar formimin e flluskave në masën e materialit. Suvatimi bëhet me dorë me anë të një mistrie të lëmuar prej celiku të pandryshkur ose me një makineri suvatimi. Kur është ende i njomë MARMOCRYL GRANIT trajtohet (ngjeshet) me spatul metalike. Koha e punës varet nga aftësia thithëse e nënshtresës dhe temperatura e ambientit.