Llac mermetues prej cimentoje me rezistencë të lartë, i përforcuar me fibra dhe i pasuruar me polimere. Ai ofron:

  • Rezistencë të jashtëzakonshme
  • Ngjitje shumë të mirë me nënshtresën
  • Punueshmëri të shkëlqyer
  • Depërtueshmëri të reduktuar të ujit
  • Qëndrueshmëri të vëllimit.

Klasifikohet si llac CC R3 për mermetime betoni, sipas EN 1504-3. Certifikata Nr. 2032-CPD-10.11. MEGACRET-10 është i përshtatshëm  për  riparimet me kërkesa të larta në elementet e betonit. Ai aplikohet me mistri ose me pompë në dysheme, mure ose tavane me një trashësi deri në 10 mm për cdo shtresë.

Nënshtresa

Sipërfaqja duhet të jetë pa pluhur, graso ose materiale të huaja etj. Përpara përdorimit është e nevojshme njomja totale e nënshtresës.

Përdorimi

Një thes 25 kg MEGACRET-10 hidhet gradualisht në 4,75 kg ujë duke u trazuar vazhdimisht derisa të krijohet një masë homogjene e lidhur, e përshtatshme për punime mermetimi. Përzierja mund të bëhet duke përdorur një mikser me xhiro të ulëta ose një betoniere të vogël. Materiali duhet të aplikohet (hidhet) me një mistri ose me pompë në trashësinë e dëshiruar, deri në 1 cm për cdo shtresë. Nëse nevojitet një shtresë e dytë, shtresa e parë duhet të jetë bërë e ashpër për të arritur një ngjitje më të mirë. Sipërfaqja përfundimtare duhet të mbrohet mirë nga dehidratimi duke e mbuluar me lecka të lagura, fletë polietileni ose duke e lahur vazhdimisht gjatë 48 orëve.

  • Temperatura gjatë përdorimit duhet të jetë midis +5 oc dhe +30 oC.
  • Në temperatura të ulëta dhe kur kërkohet arritja e shpejtë e fortësisë së materialit, rekomandohet përzierja e materialit me ujë të vakët.
  • Kur trashësia e vendit për meretim është mëe madhe se 1 cm, si alternativë mund të përdoret llaci i cimentos me rezistencë të lartë dhe i përforcuar me fibra për mermetime MEGACRET-40 (deri në 4 cm/shtresë).
  • Produkti përmban cimento, e cila vepron si alkaline me ujin dhe klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Beton, suva

null

Aplikimi: Mistri