Ngjitës i cilësisë së lartë në formë paste në një përzierje me tretës. MONTAGE-S ka bazë kallcukun dhe rrëshira sintetike. Përdoret për ngjitje të shpejta dhe të fuqishme gati në cdo material ndërtimi. Nuk ka nevojë për trapan, vida ose gozhda. MONTAGE-S përshtatet për ngjitje direkte gati në cdo lloj nënshtrese, si korniza druri, dërrasa, panele, dysheme druri, dyer prej druri ose metalike, pllaka qeramike, korniza dekorimi, gurë natyral, priza muri, etj. MONTAGE-S nuk përshtatet për të ngjitur pasqyra, si dhe pllaka termoizoluese prej polistireni ose materiale të tjera të cilat janë të ndjeshëm në tretësit.
Nënshtresa
Nënshtresa duhet të jenë të thata dhe pa pluhur, yndyrë, etj.
Përdorimi
MONTAGE-S është gati për përdorim. Fisheku futet në pistoletën e vecantë për këtë punë dhe maja prihet me kënd. Për ngjitjen e materialeve me peshë të vogël MONTAGE-S përdoret në një sipërfaqe në pika në distancë prej 20 cm ndërmjet njëra tjetrës ose anët. Pastaj, sipërfaqet vendosen duke shtypur poshtë me forcë ose duke përdorur një celik prej llastiku. Për të ngjitur metale të rënda ose materiale që do diejnë presion, MONTAGE-S fillimisht përdoret sic u shpjegua më parë duke vënë dy sipërfaqet në kontakt me njëra-tjetrën. Pastaj duhet të ndahen dhe të pritet për 5 minuta para se te rivendoset montimi duke u presuar me forcë ose duke përdorur celikun prej llastiku. Materialet e rënda mbi 10 kg/m2 duhet të mbushen për 8-24 orë.