Ngjitës i cilësisë së lartë pa tretës me bazë emulsioni akrilik. Përdoret për ngjitje të shpejta dhe të fuqishme në cdo lloj sipërfaqeje poroze si druri, betoni, muret, pllakat e gipsit etj. Nuk ka nevojë për trepan, vida ose gozhda. MONTAGE-W përshtatet për ngjitje direkte të pllakave termoizoluese prej polistirieni, pllaka për izolimin nga zhurma, korniza druri, dërrasa hekurosjeje, panele, dysheme druri, dyer, pllaka, korniza dekoruese, gurë natyral, priza muri etj., në sipërfaqe poroze.

Nënshtresa
Nënshtresa duhet të jenë të thata dhe pa pluhur, yndyrë, etj.

Aplikimi
MONTAGE-W është gati për përdorim. Fisheku futet në pistoleta të vecanta për këtë punë dhe maja prihet me kënd. Pastaj aplikohet në një sipërfaqe në pika me distancë 20 cm midis tyre ose shiritave. Dy sipërfaqet vihen në kontakt me njëra tjetrën për njomje të mirë, mbështetjet hiqen dhe pritet për 5 minuta para se të rivendoset montimi duke u presuar me forcë ose duke përdorur cekicin prej llastiku. Materialet e rënda me peshë mbi 8 kg/m2 duhet të mbështeten për të paktën 15 orë. Për nënshtresa mjaft thithëse (p.sh gips) rekomandohet të hollohet ngjitësi me ujë dhe të përdoret një furcë për ta shtruar në sipërfaqen që do të ngjitet. Pastaj përsëritet i njëjti proces sic u përmend më sipër.

  • Materialet të cilat janë ngjitur me MONTAGE-W mund të mbajnë peshë pas 48 orësh.
  • Në raste përdorimi të ngjitësit në sipërfaqe jo thithëse, sipërfaqja e materialit që do të ngjitet duhet të jetë thithëse.
null

Sipërfaqe: Druri, betoni, pllaka gipsi

null

Aplikimi: Me pistoletë për ngjitje