MULTIFILL 3-15 është një stuko me ngjyrë me bazë cimentoje për pllakat. Ajo ofron rezistencë të lartë mekanike dhe stabilitet të ngjyrës. E përshtatshme për fuga me gjerësi 3-15 mm. Ajo klasifikohet si stuko për fuga pllakash e llojit CG2 sipas standardit EN 13888. MULTIFILL 3-15 përdoret për stukimin e fugave të pllakave në mure ose në dysheme, për përdorim në ambiente të jashtme dhe të brendshme.
Nënshtresa
Sipërfaqja e mbuluar me pllaka duhet të jetë jashtëzakonisht e pastër. Fugat duhet të pastrohen me kujdes dhe të lagen me një sfungjer të njomë.
Përdorimi
MULTIFILL 3-15 hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një masë uniforme në trajtë brumi. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzierja duhet të lihet rreth 3 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë. Shpërndajeni stukon mbi fuga duke përdorur mallë me gomë në drejtim diagonal me fugat me qëllim që ato të mbushen plotësisht. Materiali i tepërt duhet të fshihet pas pak, duke përdorur një sfungjer të njomë. Në fund sipërfaqja duhet të pastrohet me një leckë të thatë. Në ambiente të jashtme ose në temperatura të larta rekomandohet njomja e përsëritur pas disa orësh dhe kur stukoja është tharë.