Ngjitës elastik me ngjyrë me një përbërës. Ai ofron elasticitet të lartë, ngjitje të shkëlqyer me nënshtresën dhe rezistencë ndaj lagështirës, luhatjeve të temperaturës (-40 oC deri në +150 oC) dhe ekspozimit ndaj kushteve të motit. E përshtatshme për fuga me gjerësi 3-40 mm.
MULTIFILL-ELASTIC përdoret për stukimin e fugave të pllakave në dysheme ose mure, vecanërisht ku kërkohet elasticitet i lartë (fugat e zgjerimeve etj). I përshtatshëm për përdorim në ambiente  të brendshme dhe të jashtme. 

Nënshtresa
Fugat duhet të jenë të pastra, të thata dhe pa pluhur, vaj, graso etj. Për të evituar ndotjen e padëshiruar në buzët e fugave, përgjatë buzëve të fugave vendoset një shirit letre ngjitëse.

Përdorimi

Tubeti futet në pistoletën speciale dhe maja pritet e pjerrët, në mënyrë që të futet në fugë, por thjesht t’i prekë ato dhe të rrëshqiten përgjatë buzëve të fugës. MULTIFILL-ELASTIC aplikohet duke lëvizur tubetin përgjatë aksit të fugës me një kënd 45 gradë. Ndërkohë që materiali është akoma i freskët, fuga spërkatet me ujë dhe sipërfaqja e saj në fund lëmohet me gisht. Shiriti i letrës me ngjitje duhet të hiqet menjëherë pas aplikimit.

  • MULTIFILL-ELASTIC duhet të testohet përpara përdorimit në sipërfaqe ku mund të ndodhë rrjedhja e grasos (p.sh. mermeri, granite).
  • Nuk rekomandohet për fuga nën presion të përhershëm të ujit (p.sh. rezervuarë uji, pishina).
null

Sipërfaqe: Fugat e pllakave, mur

null

Aplikimi: Me pistoletë për ngjitje