MULTIFILL-EPOXY THIXO është një stuko epokside me 2 përbërës dhe pa tretës. Ajo ka një rezistencë të lartë në ngjeshje, në përkulje dhe në ngjitje. MULTIFILL-EPOXY THIXO është rezistent ndaj disa acideve, bazave, agjentëve gërryes për betoni, agjentëve pastrues, ujit të detit dhe ujit të kripur. I përshtatshëm për gjerësi nyjesh 1,5-10 mm në sipërfaqe horizontale dhe 1,5-6 mm në sipërfaqe vertikale. Klasifikohet si stuko pllakash RG, sipas EN 13888 dhe si ngjitës R2, sipas EN 12004. MULTIFILL-EPOXY THIXO përdoret kudo ku kërkohet një rezistencë e lartë ndaj ngarkesave mekanike, si dhe rezistencë e lartë ndaj ndikimeve të substancave kimike. Ajo kombinohet në mënyrë ideale me pllakat e vecanta për përdorim në ambiente industriale. Është e përshtatshme për ngjitjen e pllakave në mure dhe në dysheme, si dhe për stukimin e fugave të pllakave në mure në ambiente industriale, si fabrika birre, baxho bulmeti, laboratorë, thertore dhe sektorë të tjerë të industrisë ushqimore ose kimike, si dhe në pishina, kuzhina ejt. Gjithashtu është e përshtatshme për sipërfaqet me kontakt të drejtpërdrejtë me produktet ushqimore, sipas W-347, EPA 330.5 dhe EPA 110.2.
Përzierja e përbërësve
Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të ndara, me raport të paracaktuar të përzierjes sipas peshës. E gjithë sasia e përbërësit B shtohet në përbërësin A. Përzierja e 2 përbërësve duhet të bëhet për rreth 5 minuta, duke përdorur një mikser me xhiro të ulëta (300 rrot/min). Është e rëndësishme që përzierja të trazohet plotësisht pranë anëve dhe fundit të enës në mënyrë që të arrihet përhapja uniforme e forcuesit.
Procedura e përdorimit
Stukimi i fugave të pllakave
Fugat e pastra dhe të thata mbushen me përzierjen duke përdorur një mallë me gomë, në një drejtim diagonal me fugat, me qëllim që ato të mbushen plotësisht dhe të hiqet materiali i tepërt.
Pastrimi i sipërfaqes së pllakave
Sasi e vogël e stukos epokside që mbetet mbi sipërfaqen e pllakave emulgohet duke u fërkuar me një sfungjer të fortë pak të njomë dhe fshihet menjëherë. Në vijim, sipërfaqja e pllakave pastrohet përsëri me një sfungjer të pastër të butë dhe pak të njomur. Përdorimi i ujit të vakët e bën më të lehtë pastrimin. Për një pastrim edhe më të lehtë, në ujin që do të përdoret mund të shtohet 10% tretës (sipas peshës).