MULTIFILL-MARBLE 0-3 është një stuko fugash për mermerë, granit dhe pllaka, me ngjyrë, me bazë cimento, i përforcuar me rrëshira. Ofron rezistencë të lartë mekanike, stabilitet të shkëlqyer ngjyre dhe veti hidrofobe të përkryer. Jep një sipërfaqe përfundimtare të lëmuar dhe me shkëlqim. Është e përshtatshme për fuga me gjerësi deri 3mm. Klasifikohet si stuko fugash e tipit CG2 sipas EN 13888. MULTIFILL-MARBLE 0-3 përdoret për stukimin e mermereve, graniteve, fugave mozaiku prej xhami dhe tjegulla, në mure ose dysheme, për ambiente të brendshme ose të jashtme duke përfshirë dhe pishinat.

Nënshtresa
Nënshtresa e mbuluar me mermerë ose pllaka duhet të jetë krejt e pastër. Fugat duhet të pastrohen me kujdes dhe të lagen me një sfungjer të lagur.

Përdorimi
MULTIFILL-MARBLE 0-3 shtrohet dukeu përzier në ujë, deri sa të krijohet një përzierje homogjene. Rekomandohet që përzierja të bëhet me mikser (turjelë elekrike) me rrotullime të ulëta. E lëmë përzierjen rreth 10 minuta të piqet dhe përziejmë përsëri. Materiali shtrohet mbi fugat me spatul prej llastiku, me drejtim diagonal me fugat, duke u kujdesur, me drejtim diagonal me fugat, duke u kujdesur që të mbushen në të gjithë thellësinë. Materiali i tepruar largohet pas pak me sfungjer  të njomë. Së fundi sipërfaqja pastrohet me një copë pëlhure të thatë. Në ambiente të jashtme ose kur temperatura është e lartë rekomandohet që fugat, pas disa orësh dhe pasi është tharë stukoja, të lagen me ujë.

  • Të paktën 24 muaj nga data e prodhimit në thasë të mbyllur, në vendetë mbrojtura nga lagështia dhe ngrica.
  • MULTIFILL-MARBLE0-3 përmban cimento, i cili reagon si alkal me ujin dhe klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Mermer, beton

null

Aplikimi: Mistri gome