Stuko fugash për pllaka, me ngjyrë, me bazë cimento, e përforcuar me rrëshirë. Ka veti mekanike të larta, stabilitet ngjyrash të larta dhe veti hidrofobe të larta. Përmban komponente të posacme bakteriostatike të cilat nuk lejojnë formimin e baktereve në fuga. Jep një sipërfaqe përfundimtare të lëmuar dhe me shkëlqim. Është e përshtatshme për fuga me gjerësi deri 8mm. Klasifikohet si stuko fugash e tipit CG2 sipas EN 13888 & ISO 13007-3. Është e përshtatshme për stukimin e fugave të pllakave të cdo lloji, në mur ose dysheme, në ambiente të brendshme ose të jashtme.

Nënshtresa
Sipërfaqja e shtruar me pllaka duhet të jetë e pastër. Fugat pastrohen me kujdes dhe lagen me sfungjer të njomë.

Zbatimi

MULTIFILL-SMALTO 1-8 shtrohet duke u përzier në ujë, deri sa të krijohet një përzierje homogjene. Rekomandohet që përzierja të bëhet me mikser dhe rrotullime të ulëta. E lëmë përzierjen rreth 3 minuta të piqet dhe përziejmë përsëri. Materiali shtrohet mbi fugat me spatul prej llastiku, me drejtim diagonal me fugat, duke u kujdesur që të mbushen në të gjithë thellësinë. Materiali i tepruar largohet pas pak me sfungjer të njomë. Së fundi sipërfaqja pastrohet me një copë pëlhure të thatë. Në ambiente të jashtme ose kur temperatura është e lartë rekomandohet që fugat, pas disa orësh dhe pasi është tharë stukoja, të lagen me ujë.

  • Konsumi i MULTIFILL-SMALTO 1-8 varet nga përmasat e pllakave dhe gjerësia e fugave.
  • Produkti përmban cimento, i cili reagon si alkal me ujin dhe klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Pllakash

null

Aplikimi: Me mistri gome