Stuko fugash për pllaka, me ngjyrë, me bazë cimento, e përforcuar me rrëshira. Ka veti mekanike të larta, stabilitet ngjyrash të larta dhe veti hidrofobe (aftësi ujëlarguese) të larta. Përmban komponentë të posacëm bakteriostatike të cilat nuk lejojnë formimin e baktereve në fuga. Jep një sipërfaqe përfundimtare të lëmuar dhe me shkëlqim. Është e përshtatshme për fuga me gjerësi deri 8 mm. Klasifikohet si stuko fugash e tipit CG2 sipas EN 13888 & ISO 13007-3. Nr. i certifikatës: 20/22375-905 & 20/22375-1316, APPLUS Laboratories. Është e përshtatshme për stukimin e fugave të pllakave të cdo lloji, në mur ose dysheme, në ambiente të brendshme ose të jashtme.
Nënshtresa
Sipërfaqja e shtruar me pllaka duhet të jetë e pastër. Fugat pastrohen me kujdes dhe lagen me sfungjer të njomë.
Zbatimi
MULTIFILL-SMALTO 1-8 shtrohet duke u përzier në ujë, deri sa të krijohet një përzierje homogjene. Rekomandohet që përzierja të bëhet me mikser (turjelë elektrike) me rrotullime të ulëta. E lëmë përzierjen rreth 3 minuta të piqet dhe përziejmë përsëri. Materiali shtrohet mbi fugat me spatul prej llastiku, me drejtim diagonal me fugat, duke u kujdesur që të mbushen në të gjithë thellësinë. Materiali i tepruar largohet pas pak me sfungjer të njomë. Së fundi sipërfaqja pastrohet me një copë pëlhure të thatë. Në ambiente të jashtme ose kur temperatura është e lartë rekomandohet që fugat, pas disa orësh dhe pasi është tharë stukoja, të lagen me ujë.