Llac cimentoje me ngjyrë, i modifikuar me polimer për ndërtime dhe mbushje gurëve natyral ose artificial. Ofron rezistencë të lartë mekanike, stabilitet të shkëlqyer ngjyre. Përshtatet për fuga me gjerësi 5-40 mm. Klasifikohet si mbushje e tipit CG2 WA, sipas EN 13888 dhe është certifikuar me shenjën CE sipas EN 998-2, si llac muresh i përcaktuar për përdorim të përgjithshëm, përdorim të jashtëm, në elemente tënënshtruar në kërkesa strukturale. Numri i certifikatës: 0906-CPR-02412008. MULTIFILL-STONE përshtatet për ndërtimin dhe mbushjen e cdo lloji guri, në mure ose dysheme. Përdoret në ambiente të brendshme dhe të jashtme.
MULTIFILL-STONE shtrohet duke u përzier në ujë, deri sa të krijohet një përzierje homogjene, Rekomandohet që përzierja të bëhet me mikser me rrotullime të ulëta. E lëmë përzierjen rreth 5 minuta të piqet dhe përziejmë përsëri. Kur përdoret si material ndërtimi, shtrohet me mallë. Mbushja bëhet gjatë ndërtimit, duke përdorur materialin që tepron. Pas kësaj dhe po të jetë e nevojshme, mbushet krejt me MULTIFILL-STONE me një mallë të hollë metalike. Materiali që tepron hiqet me një sfungjer të njomë.

  • Afati i ruajtjes për përdorim, në thasë të izoluar dhe në ambiente të thata, është minimumi 12 muaj.
  • MULTIFILL-STONE përmban cimento, e cila reagon si alkal me ujin dhe klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Mur

null

Aplikimi: Me mistri