Emulsion me bazë uji me aftësi të larta depërtuese, i mbështetur në strukturën nanomolekulare. Mbron sipërfaqet poroze nga lagështia dhe njollat e kripërave, ndërkohë që parandalon rritjen e mykut. Pas tharjes, është transparent. Nuk zverdhet nga rrezatimi UV dhe lejon “frymëmarrjen” e stukturës. Nuk formon cipë mbi sipërfaqen e aplikimit dhe nuk e ndryshon paraqitjen e saj. Certifikuar sipas standarteve EN 1504-2 dhe klasifikuar si një ngopës hidrofobik. NANOPRO-C përdoret për të mbrojtur nga lagështia dhe njollat e kripërave sipërfaqet poroze, si betoni, muratura, suvaja, stukoja e pllakave, pllakat e gipsit dhe të fibrës, guri natyror etj. I përshtatshëm për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme.
Nënshtresa
Sipërfaqja që do të lyhet duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, graso, papastërti etj.
Përdorimi
NANOPRO-C trazohet plotësisht dhe aplikohet në mënyrë uniforme mbi nënshtresë me anë të furcës, rulit ose sopërkatjes, derisa nënshtresa të ngopet plotësisht. Në nënshtresa shumë poroze mund të nevojitet një dorë (shtresë) e dytë, e cila aplikohet brenda 3 orëve pas së parës. Rezistenca e plotë në përthithjen e lagështisë arrihet 2 ditë pas aplikimit.