Emulsion me bazë uji me aftësi të larta depërtuese, i mbështetur në strukturën nanomolekulare. Mbron sipërfaqet jo poroze, i izolon dhe i mbron ato nga lagështia dhe njollat. Pas tharjes, është transparent. Nuk zverdhet nga rrezatimi UV dhe lejon “frymëmarrjen” e strukturës. Nuk formon cipë mbi sipërfaqen e aplikimit dhe nuk e ndryshon paraqitjen e saj. Certifikuar sipas standarteve EN 1504-2 dhe klasifikuar si një ngopës hidrofobik (kundër ujit). NANOPRO-M përdoret për mbrojtjen e sipërfaqeve jo poroze nga njollat, si sipërfaqet e lustruara të mermerit, graniteve, pllakave, porcelaneve etj. I përshtatshëm për ambiente të brendshme dhe të jashtme.
Nënshtresa
Sipërfaqja që do të lyhet duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, graso, papastërti etj.
Përdorimi
NANOPRO-M trazohet plotësisht dhe aplikohet në mënyrë uniforme mbi nënshtresë me anë të furcës, rulit ose spërkatjes. 10-15 minuta pas aplikimit dhe përpara se të thahet, hiqet materiali i tepërt me anë të një sope të lagur. Për sipërfaqe delikate ndaj njollave, mund të aplikohet një shtresë e dytë, e cila aplikohet brenda 3 orëve pas së parës. Rezistenca a plotë në përthithjen e lagështirës arrihet 2 ditë pas aplikimit.