PLANFIX-FINE PROFESSIONAL është stuko cimentoje jashtëzakonisht kokërrimët, me përmbajtje rrëshire, për përdorim të jashtëm ose të brendshëm. Duke shtuar ujë krijohet një masë në trajtë paste me punueshmëri shumeë të mirë, e përshtatshme për patinim. Në krahasim me stukon  e zakonshme ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Ka peshë të lehtë dhe është më kollaj të aplikohet.
  • Mund të spërkatet më kollaj me rërë.
  • Ka konsum më të ulët.

Për arsye të përbërjes së tij kokometrike mund të aplikohet edhe me pompë. Klasifikohet si llac GP CS IV, W2, sipas EN 998-1.

  • Rrafshim dhe meremetim të betonit të pasuvatuar (për qëllime dekorative).
  • Mbyllje plasaritjesh, poresh dhe zgavrash në sipërfaqe betoni.
  • Rrafshim (patinim) total të sipërfaqeve me një shtresë të imët me stuko në vend të llacit të zakonshëm me cimento ose suvasë.

Nënshtresa
Nënshtresa duhet të jetë solide dhe e pastër, pa pluhura, lëndë yndyrore, materiale të lira, etj. Para aplikimit të PLANFIX-FINE PROFESSIONAL sipërfaqja e nënshtresës duhet të laget mirë me ujë.

Zbatimi
Në një enë të pastër hedhim ujë dhe shtojmë gradualisht duke përzier pluhurin PLANFIX-FINE PROFESSIONAL, në raporte PLANFIX-FINE PROFESSIONAL: ujë = 1:3 sipas vëllimit, deri sa të krijohet një masë homogjene në trajtë paste, e përshtatshme për stukim.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Gjatë muajve verorë rekomandohet që PLANFIX-FINE PROFESSIONAL pas aplikimit të tij të laget me ujë, që të mbrohet nga dehidratimi për shkak të temperaturave të larta.
  • Produkti përmban cimento, i cili reagon si alkal me ujin dhe klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Me mistri