Aditiv i lëngët i cili vepron si lëngëzues (SK-308, ASTM C-494: të tipit A) dhe si hidroizolues mase. Ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Rrit në mënyrë të rëndësishme papërshkueshmërinë nga uji, si për ujin me presion hidrostatik edhe për ujëthithjen kapilare.
  • Rrit punueshmërinë pa shtresë uji.
  • Nuk vepron si gazformues.
  • Nuk përmban klorure ose komponente të tjera gërryese (korrozive).
  • Është i pajtueshëm (përputhet) me të gjitha cimentot e tipit Portland.

PLASTIPROOF është mjet i nevojshëm për të prodhuar beton me veti mekanike të larta, betoni që nuk suvatohet (për qëllime dekorative), beton të përshtatshëm për t’u hedhur me pompë etj. Gjithashtu përdoret për ndërtimin e elementeve prej betoni që kanë prezencë uji të vazhdueshme ose të përkohshme si themelet, bodrumet, rezervuarët, kanalet, tunelet, impiantet për pastrimin e ujërave të zeza, pishinat etj.

PLASTIPROOF mund të shtrohet:

  • Në ujin e përzierjes gjatë prodhimit të betonit.
  • Në betonin e gatshëm pak kohë para përdorimit të tij. Në këtë rast duhet që betoniera të rrotullohet për 4-5 minuta që të kemi shpërndarje uniforme të PLASTIPROOF në masën e betonit.
  • Dozatura e lartë mund të ngadalësojë kohën e ngurtësimit (të betonit), pa influencuar negativisht vetitë mekanike përfundimtare.
  • Të paktën 18 muaj nga data e prodhimit të mbahet në vendetë mbrojtura nga ngrica.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Mistri