RAPICRET është një llac i gatshëm me mpiksje të shpejtë me bazë cimentoje për meremetime, i cili ofron:
- Ngjitje shumë të mirë me nënshtresën.
- Punueshmëri të jashtëzakonshme
- Depërtueshmëri të reduktuar të ujit.
Klasifikohet si llac CC R3 për meremetime betoni, sipas EN 1504-3. Certifikuar Nr. 2032-CPD-10.11. RAPICRET është i përshtatshëm për meremetimet e shpejta të elementeve të betonit, fiksimin ankorimin, mbushjen e zgavrave ose vrimave, për formimin e kanaleve etj., dhe në përgjithësi ku nevojitet forcë e lartë dhepërdorim i shpejtë. RAPICRET mund të përdoret në dysheme, mure ose tavane.
Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, pa pluhur, vaj, materiale të lira etj., dhe duhet të njomet tërësisht përpara përdorimit të RAPICRET.
Përdorimi
RAPICRET hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një stuko e lidhur që nuk përhapet, e përshtatshme për punime mbushëse ose meremetuese. Koha e përzierjes nuk duhet të kalojë 1 minutë. Rekomandohet që të përzihet një sasi e vogël herë pas here, pvr shkak të kohës së shkurtër të punimit (rreth 15 minuta në +20 oC). RAPICRET aplikohet në shtresa jo me të trasha se 3 cm.