Llac pluhur i parapërzier. Përdoret si përbërës ngjitës dhe lëmues për ndërtimin e sistemeve termoizoluese, fasadave të jashtme, papafingo, bodrume etj.

Cilësitë Teknike
RASOKOL  nga OIKOS është një llac i parapërzier në formë pluhuri në cimento Portland, rërë kuarci dhe mbushës sintetikë, i disponueshëm në dy versione: Fine (0,6 mm) dhe Medio (0,8 mm). Përdoret si ngjitës për realiziminm si në ambiente të brendshme ashtu edhe të jashtme, të sistmeve termoizoluese në fasada. Mund të përdoret në papafingo, bodrume, dhoma përdhese dhe situata të ngjashme. Mund të përdoret gjithashtu për izolim nën tjegulla, cati me “pamje të hapur”, fasada të ajrosura, kamare radiatorësh etj. Është jo i ndezshëm dhe miqësor si për njerëzit ashtu edhe për mjedisin.

Përdorimi Ideal
Ngjitja e paneleve të polistirenit (të dyfishta ose të ekstruduara), poliuretani i zgjeruar, tapa, panele në fibra minerale ose të ngjashme, në mure ose tavane, në bazamente murature, suva cimentoje, llac të përzier, beton etj. Pas aplikimit paraprak të astarit të tij specifik, mund të përdoret gjithashtu në mure me bazë gipsi dhe shkumës nëse thahen plotësisht. Mbushje e sipërfaqeve izoluese të bëra rrjeta specifike tekstile me fije qelqi. Përgatitja e sipërfaqes përpara aplikimit të produkteve përfundimtare.

Përgatitja e Sipërfaqes
Përpara fillimit të aplikimit të paneleve, sigurohuni që mbështetësja ose bazamenti  të jetë i thatë, i pjekur, i ngurtë dhe homogjen, si dhe mjaftueshëm i sheshtë dhe pa vaj, yndyrë, pluhur dhe materiale të lirshme ose të lëmuara. Në ambientet e brendshme, në rastin e sipërfaqeve pak të pluhurosura, aplikoni si astar konsolidues NEOFIX nga OIKOS.

Metoda e Aplikimit
RASOKOL duhet të përgatitet duke përdorur një mikser ose trap me shpejtësi të ulët, duke përzier afërsisht 6 litra ujë të pijshëm me cdo thes prej 25 kg të produktit derisa të merret një material kremozi dhe e njëtrajtshme. lëreni të pushojë për rreth 10 minuta pvrpara se t’i jepni një përzierje të shpejtë. llaci ngjitës që krijohet është i përdorshëm për rreth 4 orë. Pvr mënyrën e nevojshme për ngjitjen e paneleve, ndiqni udhëzimet e dhëna nga prodhuesi i paneleve. Në cdo rast, në pjesët e jashtme ose në rast panelesh të rënda e të mëdha, këshillohet që gjithmonë të mbulohet plotësisht sipërfaqja e panelit izolues duke përdorur një mistri të dhëmbëzuar. Për panelet me dimensione të mesme, të vogla, RASOKOL mund të aplikohet në copa ose përgjatë skajeve të panelit duke përdorur një mistri të zakonshme celiku. Shtypni panelin kundër sipërfaqes dhe nëse kërkohet, prekni panelin pas murit për të lehtësuar ngjitjen. Kontrollin nivelet dhe uniformitetin e sipërfaqes duke përdorur një tra metalik. Kur panelet fiksohen duke përdorur priza muri dhe vida, ato duhet të aplikohen menjëherë pas pozicionimit të panelit ose përpara se ngjitësi të fillojë të ngjitet, jo kur ngjitja ka filluar tashmë. Qëllimi i këtyre prizave është ta mbajnë panelin të qëndrueshëm gjatë vendosjes së ngjitësit. Përafërsisht 24 orë pasi të keni ngjitur panelet, aplikoni një trashësi të barabartë prej rreth 2-3 mm RASOKOL dhe duke përdorur një mistri celiku, zhytni rrjetën e tekstilit me fije qelqi në këtë shtresë, duke mbivendosur pjesët e rrejtës me rreth 10 cm nga secila anë. Një shtresë tjetër prej RASOKOL mund të aplikohet pas rreth 24 orësh dhe t’i jepet një fund me mistri si në suva normale. Shtresa të mëtejshme të produkteve përfundimtare mund të aplikohen vetëm pasi sipërfaqja të jetë pjekur plotësisht.