REOTOL-SPL është një superplastifikues me shkallë të gjerë (ASTM C-494: Tipi A dhe F), i cili ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Kur shtohet gjatë përgatitjes së betonit, redukton ujin e nevojshëm dhe si rrjedhojë raportin ujë/cimento që rezulton nga kjo, si dhe rrit gjithashtu forcën lidhëse fillestare dhe atë pvrfundimtare.
  • Kur shtohet në betonin e parapërzier, rrit aftësinë e përhapjes nga 1-4 cm deri në 18-22 cm pa shtuar ujë.
  • Kontribuon në hidratimin më të mirë të cimentos.
  • Lehtëson ngjeshjen e betonit, redukton ndarjennë shtresa dhe përmirëson ndjeshëm punueshmërinë dhe pompueshmërinë.
  • Redukton ndjeshëm tkurrjen nga mpiksja (parandalimi i plasaritjeve).
  • Përmirëson papërshkueshmërinë nga uji.
  • Nuk krijon flluska ajri në masën ebetonit.
  • Nuk pvrmban klorure dhe përbërës të tjerë gërryes.
  • Nuk ka efekt vonues.
  • Mund të përdoret në të gjitha llojet e cimentos Portland.

Certifikuar me markimin CE si aditiv superplastifikues betoni – reduktues në nivel të lartë uji, sipas standardit EN 934-2: T3.1 dhe T3.2, numri i certifikatës: 0906-CPR-02412007-01. REOTOL-SPL është një ndihmës i nevojshëm pvr pvrgatitjen e betonit me rezistencë të lartë, të betonit të ekspozuar, të betonit të pompueshëm etj.

REOTOL-SPL mund të shtohet:

  • Në ujin e përzierjes gjatë përgatitjes së betonit.
  • Në betonin e gatshëm të përzier, para se ai të përdoret. Në këtë rast, betoniera duhet të rrotullohet për 4-5 minuta shtesë për të arritur përhapje uniforme në masën e betonit.
  • REOTOL-SPL ofrohet në shishe plastike 20 kg, në fuci 240 kg dhe në depozita 1000 kg.
  • Afati i ruajtjes për përdorim në shishe të izoluar dhe në ambiente pa ngrica është minimumi 18 muaj.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Përgatitja