SUTCCOCRET është një mbushës pluhuroz ultra i imët, i bardhë, me bazë cimentoje, i përforcuar me polimere (rrëshira). Pasi i hidhet ujë, ai formon një pastë pa gunga, me shkallë të lartë punueshmërie dhe që përhapet lehtësisht. Ai siguron një sipërfaqe plotësisht të lëmuar e cila lustrohet lehtë dhe gati për tu lyer. I certifikuar sipas EN 998-1 dhe i klasifikuar si llac i tipit GP CS II, W0 me shënimin CE. STUCCOCRET përdoret për lëmimin dhe përgatitjen e sipërfaqeve të brendshme që do të lyhen me bojë ose me veshje të tjera. Është e përshtatshme për sipërfaqe të brendshme, përfshirë ato prej suvaje, betoni apo gipsi dhe zëvendëson stukot vajore dhe materialet e tjera të ngjashme.
Nënshtresa
Sipërfaqja që të trajtohet duhet të jetë pa pluhur, bojë, materiale të shkëputura etj. Astarizimi ose përgatitja me vaj nuk janë të nevojshme përpara aplikimit në suva ose beton. Pllakat e gipsit duhet të lyhen me astarin akrilik FLEX-PRIMER.
Përdorimi
Përziejmë sasinë e një thesi me STUCCOCRET me ujë, deri sa të krijohet një përzierje homogjene në trajtë paste me punueshmërinë e përshtatshme (për patinim). Materiali shtrohet me spatull në dy shtresa (duar). Shtresa e dytë vijon pasi është tharë e para (pas 2-3 orësh). Fërkimi dhe lyerja e sipërfaqes përfundimtare bëhet pas rreth 12 orësh.