STUCCOCRET-PLUS është një mbushës pluhuroz ultra i imët, i bardhë, me bazë cimentoje, i përforcuar me polimere (rrëshira). Pasi i hidhet ujë, ai formon një pastë pa gunga, me shkallë të lartë punueshmërie dhe që përhapet lehtësisht. Ai siguron një sipërfaqe plotësisht të lëmuar e cila lustrohet lehtë dhe gati për tu lyer. Falë formulimit të tij të vecantë, ai përhapet lehtësisht dhe mbulon deri në 18% më tepër sipërfaqe krahasuar me mbushësit konvencionalë. STUCCOCRET-PLUS përdoret për lëmimin dhe përgatitjen e sipërfaqeve të brendshme që do të lyhen me bojë ose me veshje të tjera. Është e përshtatshme për sipërfaqe të krijuara nga betoni ose suvaja dhe zëvendëson stuko vajore dhe materiale të tjera të ngjashme.

Nënshtresa

Sipërfaqja që do të trajtohet duhet të jetë pa pluhur, bojë, materiale të shkëputura etj. Astarizimi ose përgatitja me vaj nuk janë të nevojshme përpara aplikimit në suva ose beton. Pllakat e gipsit duhet të lyhen me astarin akrilik FLEX-PRIMER.

Përdorimi

Përmbajtja e një thesi STUCCOCRET-PLUS hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht derisa të formohet një përzierje uniforme me punueshmërinë e dëshiruar, e përshtatshme për stukim. Përzierja aplikohet me spatul në dy shtresa. SHtresa e dytë bëhet pasi të jetë tharë shtresa e parë (pas 2-3 orësh). Fërkimi dhe lyerja me bojë e sipërfaqes finale bëhet pas rreth 12 orësh.

  • Konsumi: Rreth 0,9 kg/m2/mm të trashësisë së shtresës.
  • Amballazhimi: STUCCOCRET-PLUS ofrohet në thasë letre 20 kg.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri